Gazeta Shqiptare

Bylykbashi, ironi me Ramën: Mos u bëj kongres policëve, na duhen për supergjoba

-

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi reagoi dje ndaj deklaratav­e të kryeminist­rit në lidhje me kapjen e drogës. Në një status në “Facebook”, Bylykbashi u shpreh: “Lapidar! Edi Rama: E pranoni apo jo, sukseset e policisë italiane në kapjen e drogës, vijnë për shkak të bashkëpuni­mit me policinë shqiptare... Pyetje për këtë kryeminist­rin: Po pse nuk i kapin çunat e Tahirit edhe këto tonelatat dhe t’ua lehtësojnë hallin dhe statistika­t policëve italianë?! Pse të dalin karabinier­ët në TV e t’jua marrin meritat?! Epo, mund të jesh i pacipë në idiotësi, por të jesh idiot në pacipësi është nivel i lartë shumë!” “Edhe diçka, mos u bëj kongres një herë në muaj 3.000 policëve në Pallatin e Kongreseve, se na duhen për të vënë supergjoba rrugëve apo të kapin ndonjë që rregullon çatinë pa leje, se, sa për kanabisin, ua paskan lënë porosi italianëve atë punë ata”, - shtoi Bylykbashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania