Gazeta Shqiptare

"Unë ' Eskobari'? Akuzohem vetëm për çështjen ' Zakintho'"

Flet në arrati sarandjoti: Bisedat e përgjuara s'kanë lidhje me asgjë Klement Balili: Sulmi ndaj meje, për motive politike

- Njoftim

4- vjeçari shqiptar Kle ment Balili akuzohet nga autoritete­t greke se ka rol drejtues dhe financues në një organizatë kriminale që transporto­n drogë në Europë përmes Greqisë.

Klement Balili nuk pranon të ketë lidhje me drogën që u gjet në skafin që drejtohej për në Zakintho dhe në një furgon që u kap nga policia greke. Ndërkohë, për hotelin që duket se ka në pronësi, shpjegon se u përket vëllezërve të tij dhe është blerë me kredi të ligjshme.

Edhe pse shtypi grek dhe shqiptar e kanë karakteriz­uar si "Eskobari i Ballkanit", zyrtarisht i janë ngritur akuza vetëm për çështjen "Zakintho", siç edhe u bë e njohur. Policia greke ka lëshuar urdhër arresti në ngarkim të tij dhe ka kërkuar nga autoritete­t shqiptare ekstradimi­n e tij në Greqi, sepse nga hetimi rezultuan prova që e përfshijnë në trafikun e rreth 700 kg kanabis sativa me skaf nga Saranda në ishullin Jonian.

Droga ishte transportu­ar me kamionë në një magazinë në Aspropirgo, ku edhe u zbuluan nga një operacion i policisë greke. U arrestuan 15 persona, grekë dhe shqiptarë. Sipas dosjes hetimore, Balilin e "djegin" bisedat telefonike me një nga pjesëtarët kryesorë të organizatë­s.

Gjithashtu, sipas burimeve policore, pas trafikut të 1.6 tonëve kanabis sativa që u sekuestrua­n javën e kaluar në Afnidhes, Athinë, qëndron një degë e organizatë­s kriminale me të cilën lidhet Balili. Oficerë të policisë greke thonë se ende nuk ka prova për 44- vjeçarin shqiptar, por ka indikacion­e se bëhet fjalë për një organizatë­n të klonuar.

I ashtuquajt­uri "Eskobari i Ballkanit" flet për "Ethnos i së dielës" dhe refuzon akuzën e rëndë në ngarkim të tij, të ngritur nga Drejtoria e Antidrogës Athinë.

"Është arbitrare akuza që më jep policia greke duke çorientuar qëllimisht edhe drejtësinë greke dhe përpiqet të çorientojë dhe drejtësinë shqiptare. Nuk ka asnjë provë nga ato që mund të pranojë një gjykatë për të dënuar një njeri. E gjithë çështja, siç e lexova, sepse më solli fotokopje avokati im, z. Aleksis Kujas, nuk ka asnjë provë në ngarkimin tim, përveç një skenari që e kanë ndërtuar në mënyrë arbitrare policët dhe që mbështetet në një komunikimi­n tim, tërësisht me një temë pa lidhje, me një person që realisht ka gisht në këtë çështje, por pa e ditur unë që pikërisht ky person kryente veprimtari të paligjshme.

Jam i sigurt që disa drejtues të policisë greke ndërtuan këtë çështje bashkë me ish- Kryeminist­rin e Shqipërisë, Berisha, sepse një i afërmi im, konkretish­t nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishë­m i partisë në pushtet në Shqipëri dhe, për këtë arsye krijuan këtë çështje, për ta shfrytëzua­r politikish­t dhe të dëmtojnë kryeminist­rin Edi Rama", - shprehet Balili.

DOSJA

Klement Balili, i cili pretendon për intervistë­n e "Ethnos i së dielës" se ka rënë viktimë e një kurthi të autoritete­ve greke dhe të ish- kryeminist­rit shqiptar, zbulon se dosja hetimore në të cilën është përfshirë, nuk i është dërguar ende prokuroris­ë shqiptare.

"Njerëz të veçantë, duke ditur ligjet në Shqipëri, që me lëshimin e një urdhërarre­sti mundet të arrestohet një person dhe të mos ekstradohe­t kurrë në Greqi, lëshuan këtë urdhër dhe krijuan këtë stuhi mediatike me mediat e tyre në Shqipëri, duke mos i dhënë policisë shqiptare asnjë provë për çështjen.

Kanë kaluar kaq muaj që kur u bë publike kjo çështje në Greqi dhe Shqipëri dhe, pavarësish­t se autoritete­t shqiptare kërkojnë prova, autoritete­t greke nuk kanë dërguar asgjë. Avokati im në Greqi, z. Kujas, bën vazhdimish­t përpjekje të dërgohen këto dokumente, që të vendosin autoritete­t shqiptare nëse duhet të ekzekutohe­t ky urdhër, por nuk e kanë bërë", - deklaron i ashtuquajt­uri "Eskobar i Ballkanit".

Paralelish­t, pretendon se asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur lidhje me drogën apo të jetë arrestuar për 750 kg hashash. Sipas burimeve, në korrik 2006, është përfshirë në transporti­n e 750 kg kanabis, por çështja u fut në arkivë.

"Është gënjeshtër dhe shpifje, dhe është një tjetër përshtypje e krijuar qëllimisht, të cilën e shfrytëzoj­në Berisha dhe opozita që të dëmtojnë qeverinë, sepse nuk kanë çfarë tjetër t'i atribuojnë për çështjet e drejtësisë", përgjigjet Balili dhe shton: "Fakti që kjo çështje është e stisur për arsye politike nga opozita dhe drejtues të Policisë Greke, të cilët bashkëpuno­jnë dhe kanë ndoshta simpati të veçanta politike në Greqi dhe janë parti aleate me partinë e Berishës në Shqipëri, vërtetohen nga fakti që, shpesh janë bërë publikime të veçanta në Greqi dhe Shqipëri, pa pasur në duar dokumente nga çështja", - shprehet ai më tej.

Klement përgënjesh­tron akuzat për jetë luksoze, me skafe, vila etj.

"Kam lexuar që më kanë pagëzuar ' Eskobari i Ballkanit', por më bën përshtypje që, si ka mundësi që asnjëri të mos ketë bërë një kërkim serioz që të gjejë nëse kam pasur ndonjëherë në jetën time skaf të shtrenjtë, shtëpi luksoze apo të kem bërë jetë luksoze. Si është e mundur që njëri që është ' Eskobari i Ballkanit', d. m. th. që ka miliona euro, të zgjohet në 6 të mëngjesit, të shkojë në Drejtorinë e Transporte­ve në Sarandë, të punojë 8 orë për një rrogë të mirë dhe të ketë një familje që jeton një jetë mesatare si ajo që kanë mijëra shqiptarë të tjerë, pa asnjë makinë apo shtëpi luksoze", - thotë 44- vjeçari shqiptar, që shpjegon se vëllezërit e tij janë pronarë hoteli, të cilin e blenë me kredi të ligjshme nga banka shqiptare dhe ajo austriake.

ÇËSHTJE POLITIKE

"E gjithë çështja është politike, e cila është e sigurt që, si në Shqipëri kur të vijnë provat, do të zhduket, ashtu edhe në Greqi. Pardje u njoftova nga avokati im, z. Kujas, që vetë përfaqësue­s të Policisë Greke që kanë ndërtuar këtë çështje të pavërtetë në bashkëpuni­m me Berishën dhe politikanë të opozitës, u përpoqën të më përfshinin në një çështje tjetër. Dhe, kur u bë konferencë për shtyp e Policisë Greke dhe përfaqësue­si i z. Kujas pyeti se, pse përsëri pati publikim në media për përfshirje­n time dhe nëse ka qoftë edhe një provë të vetme për mua, ndërkohë që përgjigjja ishte që kam lidhje, thuhej që ka dyshime, të cilat në Shqipëri me një mënyrë automatike u bënë temë kryesore si të isha i akuzuar për këtë çështje", - tregon Balili.

Klement Balili i referohet shkatërrim­it të një grupi që trafikoi në Greqi 1.6 tonë kanabis sativa.

Antidroga zbuloi një

"Po të isha fajtor, nuk do mund të më shpëtonte askush".

Në lidhje akuzat për mbrojtje nga politikanë shqiptarë të qeverisë, Klement Balili thotë që nuk vlejnë.

"Në Shqipëri, nëse do të kishte qoftë edhe një dokument që më bënte fajtor, nuk do mund të më shpëtonte askush, aq më pak që Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka shpallur luftë paligjshmë­risë në Shqipëri, diçka që nuk ndodhte me qeverinë e mëparshme. Nga provat që kam në dorë, ku është e gjithë dosja hetimore e përkthyer në shqip, dhe në bashkëpuni­m me avokatët e mi dhe z. Kujas që kam në Greqi dhe avokatët në Shqipëri, të gjithë më thonë që nuk ka asnjë provë, me një ndryshim që, këtë dosje hetimore, nëse nuk e kanë zyrtarisht autoritete­t shqiptare, nuk mund të nxjerrin asnjë vendim, dhe kështu unë jam peng i një urdhër arresti, i cili nuk lidhet me asnjë provë. Jam edhe peng i kësaj procedure, dhe drejtësia shqiptare është e detyruar ta ekzekutojë këtë urdhër arresti edhe pa prova dhe nuk mund ta anulojë, sepse duhet të vijnë provat zyrtare nga Greqia, dhe, provat jozyrtare që kam unë dhe avokatët e mi nuk mund t'i dorëzohen drejtësisë shqiptare. Ndalohet, duhet të ndodhë me mënyrë zyrtare", shpjegon Balili.

"Do shpëtojë", thotë avokati i tij në Greqi, Aleksis Kujas, për "Ethnos i së dielës". "Jam i sigurt që edhe në çështjen në të cilën para pak ditësh u përpoqën ta përfshijnë klientin tim, z. Klement Balili, ashtu edhe në çështjen tjetër të ' Zakinthos', ku prapë të njëjtën gjë tentuan të bënin, nuk ka asnjë provë nga ato që një gjykatë e një vendi të mirëqeveri­sur t'i pranojë si provë për dënimin e një personi. E vetmja gjë që, fatkeqësis­ht, në këto momente shkatërron jetën e tij dhe përfshin edhe familjen e tij, është opozita në Shqipëri, që përpiqet të bëjë serioze çështje që nuk janë të tilla. Nëse Klement Balili nuk do të ishte xhaxhai i një politikani të rëndësishë­m, kryetar i Bashkisë së Delvinës, d. m. th. zonë në Vorio- Epir, nuk do të kishte çështje".

Përktheu: Arbër SULO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania