Gazeta Shqiptare

Maskat grabisin grosistin e patates

Tre personat ishin të armatosur kur hynë në shtëpinë e biznesmeni­t në fshatin Lumalas Shahollari: Në kasafortë kisha 100 mln lekë e 60 mijë paund

- Lediona Xheladinaj

Një grosist që merret me tregtimin e patates grabitet në banesë, maskat i marrin 100 milionë lekë dhe 60.000 paund. Një vjedhje spektakola­re është regjistrua­r në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Lumalas. Maskat kanë hyrë të armatosur në banesën e një personi, i cili operonte në fushën e tregtisë, dhe i kanë hapur dy kasafortat që mbante në shtëpi, ndërsa shuma e përvetësua­r prej tyre ka qenë e konsiderue­shme. Tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e 60- vjeçarit Ibrahim Shahollari, një prej tregtarëve më të njohur në fshatin Lumalas dhe përreth tij, teksa ai dhe bashkëshor­tja kanë qenë në gjumë, ndërsa nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë bërë presion që të nxirrte dhe t'u jepte të gjitha lekët që kishte në banesë. Të zënë në befasi, 60vjeçari dhe bashkëshor­tja, të cilët jetojnë vetëm pasi fëmijët i kanë në emigracion, u kanë treguar atyre kasafortat ku mbanin lekët e mbledhura. Dy kasaforta, njëra në kartëmoned­ha shqiptare dhe tjetra në paund, janë vendosur në dispozicio­n të tre personave të maskuar, të cilët kanë detyruar 60vjeçarin t'i hapë ato, dhe pasi kanë marrë lekët, janë larguar menjëherë pa asnjë gjurmë. Mësohet se tre personat e maskuar nuk kanë ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshor­tët, por pasi i kanë kapur në gjumë, thjesht u kanë drejtuar armën në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë detyruar t'u jepnin gjithçka që kishin. Rreth orës 3: 00 të mëngjesit, ka qenë vetë i zoti i shtëpisë ai i cili ka lajmëruar policinë për t'i kërkuar ndihmë. Pasi është marrë në pyetje nga poli- cia, ai ka deklaruar se në kasafortë kishte 100 mln lekë të vjetra dhe 60.000 paund. "Ishin lekët e mbledhura nga puna e një jete dhe gjithë kursimet e fëmijëve të mi që punojnë në emigracion në Angli. Mendoja se i kisha të sigurta në shtëpi në kasafortë, por ja që tani dëmi m'u bë", - mësohet të jetë shprehur ai në polici, ndërsa nuk ka pasur asnjë të dyshuar konkret që mund të ketë pasur dijeni lidhur me këtë gjë. Policia nga ana e saj ka nisur hetimet, duke ngritur pistat e para, të cilat kanë në epiqendër gjithë të njohurit dhe personat që kishin dijeni për shumën që mbante në banesë 60- vjeçari, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë konkrete që mund t'i çojë ata drejt autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 ??  ?? Shtëpia e biznesmeni­t të grabitur
Shtëpia e biznesmeni­t të grabitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania