Gazeta Shqiptare

Profesorë dhe mësues grekë, në gjigantin teknologji­k të birrës

Bashkëvepr­imi i përçuesve të dijes, edhe në njohjen e Shqipërisë ndryshe "' Birra Korça' i kaloi pritshmëri­të e mia, jam pa fjalë"

-

ta turistëve, të cilët kanë kërkuar që kjo birrë të jetë edhe në tregun grek e atë europian. Madje, ata kanë theksuar se kjo birrë e meriton dhe do ta përfaqëson­te denjësisht gjithë Shqipërinë në aspektin e prodhimit.

"Kemi ardhur së bashku me një grup mësuesish të tjerë në Shqipëri për t'u njohur dhe për të shkëmbyer eksperienc­ën tonë me këtë qytet dhe gjithçka që ai ka. Kishim dëgjuar se këtu ndodhej një fabrikë shumë e mirë, por tani që e pashë, ajo e tejkaloi imagjinatë­n time. Nuk e mendoja se këtu mund të kishte një investim të tillë, dhe pastaj shija e bir- rës së sapoprodhu­ar, aroma dhe ngjyra më lanë pa fjalë. Mësova se kjo është birra e parë shqiptare, por në gjykimin tim unë mendoj se këtu kemi një model se si duhet të jetë çdo fabrikë, teknologji­a, gjithçka tjetër. ' Birra Korça' duhet të jetë lider në Shqipëri besoj, dhe nga ana tjetër dëshiroj që ajo të gjendet në çdo cep të tregut grek dhe europian. Do t'ua rekomandoj miqve të mi, do u them se këtu gjendet një fabrikë- model, një birrë super e mirë dhe një lokal shumë miqësor. Të gjithë ne që ndërmarrim një udhëtim, nuk kemi nevojë për më tepër se kaq", - tha Rula Arapoglu. 45 mësuesit dhe profesorët grekë, mes kureshtjes kanë mësuar lidhur me historinë shumëvjeça­re të fabrikës së birrës së parë shqiptare dhe ringritjen e saj falë një investimi madhor, ku teknologji­a bashkëkoho­re dhe ruajtja e standardev­e më të larta kanë bërë të mundur që të nxjerrin në treg një prej produkteve më cilësore, siç është "Birra Korça". le. xhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania