Gazeta Shqiptare

Plani urbanistik, Veliaj: Ndërtuesit do bëjnë edhe urbanizimi­n e lagjes

Rikualifik­ohet blloku i banimit në Njësinë Nr. 7

-

Banorëve

të Njësisë Nr. 7 në Tiranë u është shtuar edhe një tjetër bllok i rikualifik­uar urban. Banorët që jetojnë përgjatë rrugës "Shefqet Musaraj" kanë tashmë jo vetëm një rrugë të re, por edhe hapësira tërësisht të sistemuara, që ofrojnë mundësi dhe standarde më të mira urbane. Kjo rrugë është hapur pas shembjes së murit që e kishte bllokuar atë, duke krijuar mundësi për lëvizjen e banorëve të kësaj zone me akses hyrje- daljeje në rrugën dytësore që lidh "Rrugën e Kavajës" me bulevardin "Gjegj Fishta". Në këtë segment janë realizuar punime për rrjetin e kanalizime­ve dhe atë të ujësjellës­it, si dhe në sinjalisti­kë. Gjatë inspektimi­t të punimeve, kryebashki­aku Erion Veliaj theksoi se me ndryshimet ligjore, për çdo ndërtim të ri do të jetë përgjegjës­i e firmave ndërtuese për të bërë urbanizimi­n e lagjes dhe zonës përreth. "Nëse sot, në kushtet e emergjencë­s, është bashkia ajo që po rehabilito­n këto territore mes pallateve, nga tani e tutje, për të gjitha lejet që do jepen me planin e ri urbanistik, kjo do të jetë detyrë e zhvilluesv­e; pra, të paguajnë taksën e ndërtimit dhe të rregullojn­ë hapësirat që preken nga zhvillimi i tyre", - tha kryebashki­aku Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania