Gazeta Shqiptare

Studimet master, skandali te Filologjik­u, 30% e fituesve me mesatare nën 6

Fituesit në 14 programe studimi, si: Histori, Gjeografi, Letërsi, Gazetari, Marrëdhëni­e Ndërkombët­are

- Ermelinda Hoxhaj

Universite­ti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë ka shpallur listat e fituesve të ciklit të dytë të studimeve master. Në këto lista ajo që të bie në sy është fakti se në të gjitha programet e studimit "Master Shkencor" dhe "Master Profesiona­l", një pjesë dërrmuese e fituesve janë me mesatare mes 5.2 deri në 6.9. Në programin Arkivistë në "Master Profesiona­l", nga 44 fitues, 14 prej tyre janë me mesatare nën 5.9. Po ashtu, edhe në programin Guidë Turistike, nga 11 fitues, 4 janë me mesatare të studimeve bachelor 5.3- 5.6. Skandali me cilësinë e pranimeve në këtë fakultet vijon edhe në programin "Master Profesiona­l" Redaktori, ku nga 36 kandidatë fitues, 15 prej tyre e kanë mesataren e studimeve të ciklit të parë midis notës 5.2 deri në 5.9. Po ash- tu, kjo situatë pasqyrohet edhe në pranimet e fituesve në "Master Shkencor". Në degën Gjeografi në "Master Shkencor", nga 18 fitues, 6 prej tyre janë me mesatare mes 5.1- 5.9. E njëjta situatë është edhe në programin Gjuhësi, Letërsi, Histori dhe Marrëdhëni­e Ndërkombët­are. Vetëm programi "Master Shkencor" në degën Trashëgimi Kulturore, nuk ka student fitues me mesatare nën 6. Po ashtu, rezultate disi më të larta kanë edhe fituesit në "Master Profesiona­l", Gjuhë Letërsi, Mësues, ku rezulton se vetëm 5 prej tyre kanë mesatare 5.5- 5.9, nga 130 fitues në total. Në kriteret e pranimit në Universite­tin e Tiranës ishte dhe nota mesatare e aplikuesve, por me sa duket ka pasur pak studentë aplikues dhe shumë kuota pranimi, ndaj 30% e fituesve janë me mesatare nën 6. Bashkëngji­tur shkrimit janë studentët fitues të Fakultetit të Filologjis­ë në master.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania