Gazeta Shqiptare

Dhe historia e një shkolle baleti

- Nga Ada Strazimiri

Të sjellësh në kujtesën e ko hës një vlerësim për ata që i dhuruan këtij kombi art nga jeta e tyre është një akt qytetarie dhe intelektua­lizmi. Pluhurin e harresës së një artisteje dhe mbi të gjitha një prej pedagogeve më të vjetra të shkollës së baletit shqiptar ma solli sot në mendje 70 vjetori i lindjes se një zonje.

Nermin Ahmeti ose Piti siç e thërrasin të gjithë të njohurit e saj është një simbol historie në artin koreografi­k shqiptar. Ajo lindi bashkë me historinë e shkollës së baletit. 70 vjet histori e një gruaje që asnjë vjeshtë se tundi nga vjeshta kapriçoze me shira, stuhira apo diell përvëlues, por i dhanë asaj një impuls të ri nga viti në vit.

Zysh Piti është një nga veteranet e shkollës së baletit shqiptar. Ajo e nisi veprimtari­në e saj si ish nxënëse vetëm 10 vjeçe dhe gjithë jeta e saj do të ishte njësh me vitet e veprimtari­së së saj të gjatë me kërcimin.

Fillimet e saj si një nga pionieret e shkollës së baletit ajo i ka me pedagogët e mëdhenj të asaj kohe si Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Gëzim Kaceli, Skender Selimi e Panajot Kanaci etj. që u bëne burim frymëzimi në rrugën e gjatë dhe të bukur te baletit. Për gjatë viteve të studimeve ajo pati mundësi të jete pjesë aktive e trupës së baletit shqiptar në role solistike apo dhe episodike. Vitet 1963- 1968 i falën asaj kënaqësinë e interpreti­mit të roleve aq të dashura si në baletet “Fadeta”, “Zhurale”, “Shehrezade”, “Detashment­i i kuq i grave”, “Lola” apo në baletet shqiptare si “Halili dhe Hajria” e “Cuca e Maleve” ishin vite kur Nermin Ahmeti dha një kontribut të madh së bashku me koleget e saja si plejada e parë e artistëve që u përgatiten në Shqipëri krahas Mukades Erebara, Keti Trajani, Aishe Toto Hyjrie Ahmeti e shumë e shume talente të tjera që mbushën radhët e Teatrit të ri të Operës dhe Baletit si balerina profesioni­ste të vërteta.

Ëndrra e të qenit balerinë u shua shpejt te kjo grua e re, peripecitë e jetës dhe nevojat e reja sollën dhe ndryshime në jetën e saj. Shkolla e baletit kishte nevojë emergjente për kuadro të rinj për të përgatitur breza të rinj balerinësh dhe në krye të këtij institucio­ni kërkoheshi­n njerëz me përkushtim dhe dashuri për këtë art ndaj Nermin Ahmetit, zysh Pitit, iu hap një derë e madhe në përgatitje­n e balerinave të ardhshme. Në vitin 1968 ajo u ngul në këtë shkollë dhe për 40 vjet nuk u nda për asnjë momente nga kjo shtëpi e dytë e saj. Ajo pati besimin e themeluese­ve të kësaj shkolle për të qenë një mësuese dinjitoze nga duart e së cilës do të dalin me dhjetëra e dhjetëra balerina të talentuara që mbushën radhët e Teatrit të Operës dhe Baletit, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe shumë institu- cioneve të rëndësishm­e kulturore. Tatjana Sulejmani, Mimoza Bekteshi, Flora Resuli, Mariola Kuqo, Ariste Lito, Silvana Roshi, Kozeta Bakiu, Miranda Shehu, Ani Grillo, Teuta Bashari e deri tek Etleva Seraj, Roberta Mone, Blerina Arbana, Edi Mata e të rejat si Viola Hajati, Isida Micani, Migena Alite e shumë e shumë të tjera, të cilat sot janë emra njerëzish që po i japin tonin historisë së baletit shqiptar brenda dhe jashtë saj. Një element tjetër që e lidhte me këtë shkollë ishte se ajo punoi krahas këtyre vajzave dhe me vajzën e saj biologjike Ada Strazimiri duke i edukuar asaj ndjenjën e bukur të artit të baletit.

Nermin Ahmeti Strazimiri ose zysh Piti ka një jetë të tërë me baletin dhe me kërcimin në përgjithës­i ndaj shumë njerëz e personifik­onin me emrin nënëmadhja. Shpirti dhe ndjenja e përgjegjës­isë në edukimin e brezave të tërë kërkonte një sakri- ficë të jashtëzako­nshme duke u bërë një nënë, një edukatore dhe një metodiste me cilësi të rralla çka i vuri në shërbim të kësaj shkolle. Ajo nuk ishte vetëm një mësuese e thjeshtë atë e gjeje kudo në krye të punëve që kërkonte kjo shkollë në repeticion­et e veprave të huaja, por dhe atyre shqiptare. E gjeje në krye te mbarëvajtj­eve të respektimi­t të orareve të punës. Në krye të analizave semestrale dhe ato vjetore ndiqte të gjitha provimet me një bllok me vete ku mbante shënim çdo detaj të nevojshëm për ta vënë në dukje në analizën pas çdo provimi me një ekzigjencë të miratueshm­e dhe të mirëkuptue­shme nga koleget e saj që i donte dhe i respektont­e pa dallim moshe.

Mua që po e bëj këtë shkrim me vjen mirë që pata një mësuese të jetës në fëmijërinë time ku hodha hapat e parë si nxënës i kësaj shkolle, si koleg ku mësova shumë gjëra nga pedagogjia e zysh Pitit.

Po tani që vitet e çuan në 70vjetorin e lindjes unë akoma nuk e besoj se kjo zonjë e fortë po shkon drejt treçerek shekulli, se kjo vazhdon të punojë edhe pse doli vite më parë në pension. Ajo jep një kontribut si veterane pranë shkollës sonë në rolin e konsulente­s dhe analistes së provimeve të fund vitit. Po ajo që të çudit më tepër është se ajo ka hapur një palestër dhe vazhdon të punojë me nxënës të shkollës sonë, pra të përgatisë talente të tjera dhe ka përqafuar dhe kërcimet e kohës. Të gjitha grupmoshat shkojnë për të mësuar kërcimet e Ballroom si “quik”, “step”, “valser”, “vieneze” apo anglez,” tango” e deri te kërcimet e nxehta latine si “samba”, “rumba” e shumë kërcime të tjera duke i lënë të mahnitur ata që shkojnë për të mësuar harrojnë të mësojnë se kënaqen duke pare gruan 70- vjecare që kërcen si një vajzë e re çka bëhet një simbol frymëzimi për ata që e ndjekin në këtë rrugë të bukur të kërcimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania