Kryebashkiaku i Usitës: Fatkeqësi në kohë fatkeqësie, pashë ferrin me sy
Kjo komunë është një nga zonat më të prekura
Komuna
e Usitës është një ndër më të prekurat nga tërmetet e njëpasnjëshme në Itali. Kryetari i bashkisë së kësaj province ka treguar se në Usitë është shkatërruar thuajse gjithçka, ndërsa ka theksuar se gjatë këtyre katastrofave natyrore ka parë ferrin me sy. Pak ditë më parë, Marko Rinaldi dha alarmin se nga qyteza e tij nuk kishte ngelur asgjë pas tërmetit të 26 tetorit, ndër- sa të njëjtin fakt pohoi edhe dje. "Gjithçka është shembur. Shoh vetëm tym. Kjo është një fatkeqësi në kohë fatkeqësie", - pohoi për mediat italiane kryebashkiaku. Ai theksoi se komuna e Usitës ka pasur dëme të mëdha nga tërmeti i rënë pak ditë më parë. "Usita është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 tetorit. Kam fjetur në makinë, pashë ferrin me sy", - ka thënë Rinaldi.