Gazeta Shqiptare

Shmanget atentati ndaj kryeminist­rit serb Vuçiç

Policia: Janë zbuluar armë e municione pranë shtëpisë së tij Dyshimet, mbi kryespiuni­n rus Patrushev

- Gerilina Kodheli

Kryeminist­ri serb, Ale ksandër Vuçiç i ka shpëtuar një atentati të planifikua­r kundër tij. Të paktën kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsa Stefanoviç, i cili ka thënë se pranë shtëpisë së kryeminist­rit janë gjendur armë dhe municione që përdoren për të sulmuar makinat e blinduara. Hetuesit janë duke analizuar se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetojnë të gjitha pistat e dyshimit dhe po bëjnë edhe analizat e ADN- së së gjurmëve, nga armët që janë gjetur në një zonë malore në afërsi të shtëpisë së kryeminist­rit. Policia thotë se, vetëm 15 metra nga shtëpia e babait të Vuçiç, në një kthesë ku zakonisht duhet ulur shpejtësia, janë gjetur Ministri i Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin, i cili është mik personal i kryeminist­rit, i ka drejtuar akuzat pikërisht te Rusia dhe aleatët e saj në qeveri, siç është ministri i Jashtëm, Daçiç, por edhe presidenti Nikoliç. Daçiç, nga ana e tij, tha se duhet të bëhen të gjitha hetimet, por ai është njeriu që shikohet më me dyshim nga të gjithë.

shumë armë të vendosura në arka. Një minahedhës, 4 bomba dore dhe 100 plumba, municion për armë automatike dhe armë të kalibrit të lartë, si dhe 15 plumba të një kalibri të panjohur. "Jam i brengosur për këto ngjarje, pasi këto armë përdoren për të sulmuar makina të blinduara. Vendi ku janë gjetur është i përkryer për atentat", - tha Nebojsa Stefanoviç. Ministri i Brendshëm i ka lëshuar një ultimatum shefit të shërbimit sekret, që është një organ i cili varet nga presidenti Tomislav Nikoliç. "Në qoftë se ai ( shefi i BIA- s) nuk

gjen dot se kush janë ata që fshihen pas këtyre armëve, duhet të japë dorëheqjen", - deklaroi Nebojsa Stefanoviç. Të gjitha shërbimet e sigurisë janë aktivizuar menjëherë dhe janë përfshinë në kërkime gjatë gjithë natës. Sipas vlerësimev­e, sasia e armëve të gjetura ishte e mjaftueshm­e për të shkatërrua­r një kolonë automjetes­h, makina, autobusë dhe kamionë. Ai deklaroi se policia është informuar nga një qytetar që po zinte peshk në liqenin që ndodhet në Janijcë, por mediat serbe opozitare theksojnë se informa- cioni ka ardhur nga shërbimet sekrete të vendeve të NATO- s. Pas zbulimit të policisë, janë marrë menjëherë masat që Aleksandër Vuçiç dhe familja e tij të jenë të sigurt. Në lidhje me ngjarjen, vetë kryeminist­ri serb ka dhënë një deklaratë, ku ka sqaruar se është e çuditshme nëse nuk gjenden gjurmë tek armët e sekuestrua­ra, ndërsa ka treguar se një alternativ­ë është edhe shpallja e gjendjes së jashtëzako­nshme. "Aty ka fëmijë dhe mund të gjenin armët, kjo më brengos më së shumti. Është e çuditshme që armët të gjenden dhe të mos ketë gjurmë. Nuk dua të shpall gjendjen e jashtëzako­nshme, pasi Serbia nuk ekziston vetëm për mua", - tha Aleksandër Vuçiç. Shefi i diplomacis­ë, Ivica Daçiç ka thënë se duhet bërë kujdes, pasi historia përsëritet gjithmonë.

 ??  ?? Vuçiç dhe Rama
Vuçiç dhe Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania