Gazeta Shqiptare

HAPET PËR HERË TË PARË PAS DY SHEKUJSH, VARRI I JEZU KRISHTIT

-

Pas dy shekujsh, shkencëtar­ët kanë hapur për herë të parë atë që konsideroh­et si varri i Jezu Krishtit. Disa shkencëtar­ë kanë zhvendosur gjatë tri ditëve pllakën e mermerit që mbulon varrin e shenjtë të Jezu Krishtit, në kuadër të disa punimeve restaurimi që po kryhen në një kishë në Jerusalem. "Kjo është hera e parë që ky gur varri është ngritur, të paktën që prej vitit 1810, kur u kryen disa punime të tjera restaurimi pas rënies së një zjarri", - tha kreu i kishës armene, Padre Samuel Aghovan. Sipas traditës kristiane, trupi i Jezu Krishtit u vendos në një krevat mortor, i shtrirë mbi një gur, pas kryqëzimit të tij nga romakët në vitin 30 ose 33.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania