Gazeta Shqiptare

Aksident në Itali, plagoset rëndë emigranti shqiptar

-

Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pas një aksidenti automobili­stik në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Ravenna, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete, ku në njërin udhëtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dhe në tjetrin një 42- vjeçar hungarez. Të njëjtat burime theksuan se pas përplasjes, të dyja mjetet përfunduan në kanal. Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Ndërkohë, shqiptari është shoqëruar menjëherë në spitalin më të afërt rajonal, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania