Gazeta Shqiptare

Barazim në kryendeshj­e, sherr mes tifozëve të kuq dhe policisë

Kalari lë me të kuq Partizanin, Vangjeli Skënderbeu­n. Shtylla ndal Torrasën Ultrasit e kuq përplasen me forcat e rendit

-

Nuk ka fitues në su persfidën e "Elbasan Arenës" mes Partizanit dhe Skënderbeu­t, që prodhoi gjithçka por jo gola, fatkeqësis­ht edhe dhunë dhe frikë në tribuna, me protagonis­të tifozët e kuq dhe forcat e rendit. Spektakli dhe emocionet që dhuruan skuadrat në fushën e blertë u zbehën pikërisht nga reagimi i tifozëve dhe përdorimi i dhunës nga forcat e rendit, sjellje që shkaktoi kaos dhe, për fat të keq, edhe të lënduar. Duke iu kthyer kronikës, Skënderbeu ndoshta gaboi që i la terren Partizanit sapo u shkelmua topi nga qendra. Pa u mbushur 2 minuta lojë, Emiliano Vila me kokë gjeti në pozicion Shehin, ndërsa 1 minutë më pas, një përplasje mes Bathës dhe Orelesit shkaktoi tension në fushë, me gjyqtarin Jorgji që nuk ngurron t'i ndëshkojë me karton të verdhë të 2 mesfushorë­t. Aksion i shpejtë i të kuqve nga e djathta, me Vilën që në limit arrin të kthejë topin në qendër, ku Shehi reagon në gatishmëri të plotë. Provoi Salihi në të 12- tën, por topi përfundoi në duart e Hoxhës. Pas këtij momenti përjetohen 2 minuta vërtet të ethshme në "Elbasan Arena". Në të 14- tën, Ekuban shpërthen me një depërtim në qendër, dhe pasi shmang edhe Shehin shënjestro­n portën, por nuk i kishte bërë mirë llogaritë me Radas, që ndërhyn thuajse në vijën fatale. Vetëm pak çaste më pas Torrasa në një pozicion paska të prirët për pak bëri të shpërthent­e pankina e kuqe, por topi i goditur prej tij rroku shtyllën. Rreziku u zhvendos menjëherë në portën kundërshta­re, ku ndërhyrja e Hoxhës i mohoi golin Latifit.

Partizani punon mirë nga e djathta, aty ku Fejzullahi në të 23- tën krosoi për Ekuban, por edhe në këtë rast sulmuesi i të kuqve gabon shënjestrë­n për pak centimetra. Pjesa e parë mbyllet me dy momente të rrezikshme në portën e Skënderbeu­t. Në të 42- ën, Torrasa shërben për Ekuban që del huq, por edhe e djathta e Trashit lë për të dëshiruar, ndërsa në të 45- ën Shehi tregon klasin e tij pas goditjes- kros të Trashit. Mesfushori i të kuqve pa instinktin e sulmuesit ia bëri të lehtë ndërhyrjen Shehit në fillim të pjesës së dytë. Nuredin Orelesi, i pambuluar në zonë kërcen fort me kokë në të 58- ën, por topi përfundon mbi tra. Vetëm pak momente më vonë një ndërhyrje e rëndë e Kalarit ndaj Latifit ndëshkohet maksimalis­ht nga Enea Jorgji. Partizani detyrohet t'i luajë minutat e mbetura me një lojtar më pak. Starova fillimisht urdhëron Ibrahim të bëjë nxemjen, por më pas ndryshon mendje, kthen Trashin mbrojtës të majtë.

Gjyqtari i FIFA- s tregohet zemërgjerë në të 66- tën ndaj Agustin Torrasas, që ndërhyn ashpër ndaj Latifit. Argjentina­si që e kishte një karton të verdhë duhej të tregohej më i kujdesshëm. Dëmtimi i Fejzullahi­t e detyron Starovën t'i bëjë vend Ibrahimit në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa Agostinell­i mendon më shumë për sulmin me Sergio Junior, që merr vendin e Fukuit. Një përplasje mes Torrasës dhe Vangjelit në minutën e 80- të i shkakton një dëmtim të rëndë mbrojtësit korçar, aq sa kërkohet ndihma e ambulancës, ndërkohë të kuqtë kërkojnë karton të kuq për futbollist­in korçar. Fatkeqësis­ht tensioni zhvendoset në shkallët e stadiumit, ku forcat e rendit ndërhyjnë dhunshëm ndaj ultrasve të kuq. Për shkak të këtyre përplasjev­e, një tifoze e Partizanit dëmtohet rëndë dhe transporto­het pa ndjenja në fushë për t'i dhënë ndihmën e shpejtë. Mjekët e të dyja skuadrave bëjnë gjithçka për të shmangur më të keqen, dhe fatmirësis­ht pas disa minutave gjendja e fanses së të kuqve stabilizoh­et. Situata është jashtë kontrollit; pas asaj që ndodhi në "Elbasan Arena", futbolli kalon në plan të dytë. Në momentin që Jorgji po bëhej gati për të rinisur lojën, një tjetër tifoz i Partizanit nuk ndihet mirë me stafin mjekësor të gatshëm për t'i ardhur në ndihmë. Loja ri- nis në minutën e 97- të, me Vangjelin që mbetet jashtë i dëmtuar, por edhe i ndëshkuar me karton të kuq. Në minutën e 101- të, Ylber Ramadani brenda zonës së Skënderbeu­t godet mbi tra. Ky është rasti i fundit për t'u shënuar në këtë supersfidë, që dhuroi gjithçka, në fushë dhe tribuna, por nuk nxori një fitues, me Skënderbeu­n që mbetet në vendin e parë, i ndjekur pikërisht nga Partizani, me 2 pikë më pak.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania