Gazeta Shqiptare

Çepe: Ultrasit e kuq ishin të dehur

-

Drejtori

i Policisë së Elbasanit, Alfred Çepe, shpje goi pas ndeshjes për mediat e pranishme se si kishte qenë situata në momentin kur forcat e rendit ndërhynë mes tifozëve të Partizanit në "Elbasan Arena". Sipas tij, policia kishte toleruar vazhdimish­t mbështetës­it e kuq, të cilët kishin qenë të dehur. "Policia nuk ka ndërhyrë fare. Jemi treguar shumë tolerantë. Nga hedhja e stolave janë dëmtuar një tifoz dhe një polic. Nuk ka të shoqëruar, por jemi duke identifiku­ar autorët, pasi një pjesë e tyre ka ardhur e dehur në stadium. Tifozja e Partizanit u frikësua nga situata kaotike, por iu dha ndihma e parë", - deklaroi ai pas përfundimi­t të ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania