Gazeta Shqiptare

Berisha fluturon me Atalantën

-

Nuk

ka ndërmend të ndalet Atalanta e Etrit Berishës. Në ndeshjen e drekës për javën e 11- të të Serisë A, skuadra bergamaske fiti 3- 0 përballë Xhenoas në shtëpi. Me portierin shqiptar titullar në portë, vendasit e dominuan lojën dhe arritën suksesin, falë dopietës së Kurtiçit në fundin e pjesës së parë ( 36', 45') dhe golit të Gomezit gjashtë minuta para përfundimi­t të kohës së rregullt. "Gardiani" kuqezi kishte pak punë sot, por u përgjigj sa herë iu desh të thirrej në apel. Vendimtare ishte ndërhyrja e minutës së 76- të, kur i mohoi Burdizos një gol të sigurt që do ta rihapte lojën. Me këtë fitore, e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit, Atalanta ngjitet përkohësis­ht në vendin e katërt, me 19 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania