Gazeta Shqiptare

Si ta parandalon­i osteoporoz­ën që në moshën 20- vjeçare

-

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për eshtra të shëndetshm­e është të qëndroni aktiv, të bëni ushtrime, vrap, ecje gjatë rinisë tuaj. Aktiviteti fizik ka efekte pozitive në shëndetin e kockave.

2 - KONSUMONI USHQIMET E DUHURA PËR KOCKAT

Kalciumi dhe vitamina D janë baza e kockave të forta dhe të shëndetshm­e. Prandaj gjatë rinisë tuaj konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë këto vitamina dhe minerale. Qumështi dhe nënprodukt­et e tij, lakra jeshile, bajamet, portokalli janë të pasura me kalcium. Salmoni, vezët, drithërat janë të pasura me vitaminë D. Mos i ndani këto ushqime nga dieta juaj e përditshme për kocka të forta dhe shëndet të mirë në pleqëri.

3 - MBANI NJË PESHË TË SHËNDETSHM­E

Ushqehuni shëndetshë­m në mënyrë që të shmangni obezitetin apo luhatjet e shumta në peshë. Një peshë e shëndetshm­e do të thotë kocka më të forta, kolesterol më i ulët dhe një shëndet më i mirë.

4 - VLERËSONI FAKTORËT E RREZIKUT DHE TRASHËGIMI­NË E GJENETIKËS FAMILJARE

Disa persona kanë më shumë shanse rreziku për të zhvilluar osteoporoz­ën se të tjerët për shkak të disa faktorëve që janë:

Historia familjare. Nëse personat tuaj të afërt janë me osteoporoz­ë, atëherë edhe rreziku që ju mund të shfaqni shenja të tilla është i lartë.

Periodat tuaja janë të çrregullta. Estrogjeni është i lidhur me dendësinë e kockave dhe menstruaci­onet e çrregullta ndikojnë në kocka më të dobëta. Në raste të tilla duhet të konsultohe­ni me gjinekolog­un.

Cikli i zhvillimit të vezoreve mbyllet para kohe. Kur kjo gjë ndodh përpara moshës 40 vjeç, atëherë këto femra do të shfaqin probleme me osteoporoz­ën.

Pini duhan. Nikotina ka një ndikim negativ në eshtrat e njeriut, kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zëmrës dhe goditjeve në tru. Prandaj bëni mirë të hiqni dorë prej tij sa jeni në kohë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania