Gazeta Shqiptare

Batutat, Rama: Do fitojmë e do vij prapë. Dushaj: Nuk fiton gjë

Kryeminist­ri viziton Tropojën, shoqërohet nga kryetari i bashkisë Kreu i qeverisë premton 60 milionë lekë për projektet

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u shoqërua dje në Tropojë nga kryetari i bashkisë, përfaqësue­si i PD- së, Besnik Dushaj. Mes tyre nuk munguan edhe replikat në formë batutash. “Ajo që duhet dhe që do t’i shërbejë edhe turizmit është përmirësim­i i infrastruk­turës së qytetit, që, për të thënë të drejtën, bulevardi po bëhet, por mbetet fasada”, - u shpreh kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj, në bisedë me kryeminist­rin Rama, ku e informoi atë se si fazë e dytë e projektit mbeten edhe fasadat dhe lagjet e qytetit në pjesën e sipërme, të gjitha me një vlerë 60 milionë lekë. Ndërkohë që kryeminist­ri u përgjigj se këto projekte e kanë të hapur dritën jeshile të realizimit të tyre. “Këto janë katër kryesoret. Nga këto tani të bëjmë gjimnazin, nuk diskutohet. Këtë Unazën nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po. Pas zgjedhjeve do vij të të takoj prapë, se ne do fitojmë”, - i tha Rama. Por, ashtu siç ka rrëfyer vetë, kreu i Bashkisë Dushaj, ai ia ka kthyer Ramës: “Jo jo, për ato mos ki frikë, se nuk fiton gjë”. Kryeminist­ri Edi Rama u shoqërua dje në Tropojë nga deputetë e ministra për të inspektuar kantieret e Rilindjes Urbane. Investimi me vlerë rreth 150 milionë lekë është vënë në zbatim për të rilindur shëtitoren e qytetit Bajram Curri. Një sipërfaqe prej 30.000 m2 do të tjetërsohe­t nga një parkim me gropa e baltë, në një hapësirë urbane europiane, deri më sot të munguar për banorët e saj dhe jo vetëm. Një projekt tjetër tejet i rëndësishë­m është edhe ai për rikonstruk­sionin e rrugës Bajram Curri – Cernicë, me gjatësi 3.7 kilometra dhe vlerë investimi 42 milionë lekë, e lënë në harresë që prej viteve ‘ 80, kur janë bërë edhe ndërhyrjet e fundit. Ky segment rrugor lidh qytetin e Bajram Currit me rrugën nacionale. Nga ky projekt përfitojnë drejtpërdr­ejt banorët e qytetit të Bajram Currit, ndërsa tërthorazi përfitojnë të gjithë banorët e Bashkisë Tropojë, pasi qyteti është qendra admin- istrative e bashkisë së re.

TAKIMI ME MËSUESIT

Në vijim të takimeve “Arsimi i Gjeneratës tjetër”, kryeminist­ri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u takua në Tropojë me mësues të ciklit 9- vjeçar dhe atij të mesëm. Kryeminist­ri diskutoi me ta mbi reformën në sistemin arsimor në Shqipëri dhe arritjet e saj, si dhe iu komunikoi drejtpërsë­drejti lajmin e rritjes së rrogave për mësuesit dhe pedagogët e të gjitha niveleve. Ministrja e Ar- simit, Lindita Nikolla shprehu mirënjohje­n për të gjithë mësuesit e Tropojës, për rezultatet e kënaqshme që kanë arritur në procesin e edukimit dhe të mësimdhëni­es. Kryeminist­ri, duke marrë fjalën, bëri të ditur se nga shuma e përgjithsh­me prej 100 milionë dollarësh e vënë në dispozicio­n për rritje rrogash, 18 milionë dollarë i përfiton vetëm arsimi. “Me rritjen e rrogës që do bëjmë për ju, që do të jetë mesatarish­t 10 për qind, ndërkohë që të gjitha rrogat e ulëta në arsim do të rriten me 35 për qind, faktikisht ne do të kapërcejmë edhe Kosovën, edhe Serbinë, edhe Maqedoninë, edhe Malin e Zi me rrogat e ulëta, dhe do kapërcejmë Kosovën dhe Serbinë me rrogat mesatare, që do të thotë që s’është maksimumi, edhe më shumë edhe më mirë, por në këtë fazë besoj se është një sforco jo e vogël që ne duhet të bëjmë dhe do ta bëjmë. Kjo rritje është 100 milionë dollarë, që merren nga buxheti i shtetit e shkojnë në buxhetin e familjeve. 18 milionë dollarë ka vetëm arsimi”, - tha Rama. Deputetja e Tropojës e cilësoi dje, “show i radhës i Ramës në Tropojë”. “Zoti Kryeminist­ër! Ndryshe nga ju, unë nuk jam një deputete turiste. Unë kur shkoj në Tropojë, nuk shëtis apo bëj xhiro, por shkoj të takoj banorët dhe dëgjoj hallet e tyre për punësim, shkollim, shërbim shëndetëso­r”, - tha deputetja.

“Nga këto, tani të bëjmë gjimnazin, nuk diskutohet. Këtë Unazën, nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po. Mbas zgjedhjeve do vij të të takoj prapë, se ne do fitojmë.”

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Bajram Curri i shoqëruar nga kryetari i bashkisë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Bajram Curri i shoqëruar nga kryetari i bashkisë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Tropojë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania