Gazeta Shqiptare

Luan Rama: S’merrem me mistrecllë­qe. Balla: Bashkë me LSI në qershor 2017

“Rimartesa” LSI- PD, reagojnë deputetët e dy partive aleate Drejtuesi i LSI: Qeveria të përqendroh­et te reformat

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së, Luan Rama e ka cilësuar “batutë”, madje edhe “mistrecllë­k”, atë që tha një ditë më parë kryeminist­ri Edi Rama në lidhje me koalicioni­n mes LSI- së dhe PS- së. “Nëse LSI- ja nuk rimartohet djathtas, ne do vazhdojmë së bashku majtas”, - tha Edi Rama. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë, sekretari i LSI- së u shpreh dje: “Nuk jam këtu dhe nuk do të merrem as me batuta dhe as me mistrecllë­qe batutash”. “Është e rëndësishm­e që në mënyrë të veçantë mazhoranca, por në mënyrë më specifike qeveria, të jetë e përqendrua­r dhe e fokusuar maksimalis­ht te përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirë vendi. Në mënyrë të veçantë do të theksoj se, në këtë moment është shumë i rëndësishë­m realizimi me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore”, - u shpreh Luan Rama. “Është gjithashtu një prioritet nga i cili nuk mund të ikim, por duhet të jemi të fokusuar maksimalis­ht: lufta kundër krimit, e në mënyrë të veçantë lufta kundër trafikut të drogës. Dhe, gjithashtu, ajo çfarë është në fund të fundit thelbi i gjithë këtij procesi, është realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe në mirëqenien e qytetarëve, duke e vlerësuar maksimalis­ht partnerite­tin serioz me FMN- në”, - u shpreh Luan Rama. Ndërsa nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla u shpreh i sigurt në vijimin e aleancës me LSI- në. “Aleanca për Shqipërinë Europiane, me të gjitha reformat që ka ndërmarrë në këto 3 vite e pak, është e bindur që edhe në qer-

shor të 2017- ës, do të marrë besimin e shqiptarëv­e për të qeverisur. Sigurisht, bashkë me LSI- në”, - u shpreh Balla. Sipas tij, pa LSI- në nuk do të “Aleanca për Shqipërinë Europiane, me të gjitha reformat që ka ndërmarrë në këto 3 vite e pak, është e bindur që edhe në qershor të 2017- ës, do të marrë besimin e shqiptarëv­e për të qeverisur. Sigurisht, bashkë me LSI- në”.

procedohet as me amendament­et e reformës zgjedhore.

REFORMA ZGJEDHORE

Bashkëkrye­tari i komisionit të posaçëm, Taulant Balla, ka gati draftin me ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve, i cili do t’i përcillet komisionit vetëm pas dakordësis­ë së LSI- së e PDIU- së. Ndërsa PD- së i kërkon të caktojë 2 qarqe ku të eksperimen­tohet me numërimin dhe identifiki­min elektronik të zgjedhësve, para se të kalojë buxheti. “Meqë jemi në kohë, duhet të na sjellin draftimin për buxhetin që t’i shtojmë buxhet KQZ- së. PD- ja, më shumë sesa të bërtasë, le të bëhet pjesë e procesit”, - tha Balla. I pyetur në lidhje me reformën në drejtësi, Balla tha se PD- ja ka aleancë me gjyqtarët e korruptuar, duke shtuar se opozita duhet ta ketë të qartë se ligjet e kësaj pakete do të miratohen. Më herët, Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së, Luan Rama, i pyetur në lidhje me propozimet për reformën zgjedhore, tha: “Ne kemi përfaqësue­sin tonë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dhe gjithë qëndrimin tonë, gjithë kontributi­n tonë pozitiv, konstrukti­v dhe efikas, ne do ta japim në këtë komision dhe në Kuvend kur të vijë për të diskutuar drafti, para se të kalojë procedura e miratimit tërësor në Kuvend”.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama dhe Ilir Meta
Edi Rama dhe Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania