Gazeta Shqiptare

Blushi e Hafizi zbulojnë grupin nismëtar të LIBRA

Partia e re shpallet sot

-

Ben

Blushi e Mimoza Hafizi do të shpallin sot, në orën 18: 00, në Akademinë e Arteve, partinë e re të quajtur LIBRA, ose Lista e Barabartë. Në një foto të publikuar dje, Blushi e Hafizi ishin të rrethuar nga një grup të rinjsh, të cilët duket se janë pjesë e grupit nismëtar të partisë më të re politike. “Përgatitje­t e fundit para shpalljes së LIBRA- s, nesër në ora 18: 00, Akademia e Arteve”, shkroi Blushi në “Facebook”. Emri që kanë zgjedhur të përdorin të dy deputetët e larguar nga PS- ja, për partinë e tyre politike ka kuptimin e një “peshoreje të drejtësisë”. Edhe në lajmërimin e mëparshëm, Blushi e Hafizi ftojnë të bëhen pjesë e projektit të tyre të gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi. Në takimin që organizohe­t sot, pritet që të miratohen edhe statuti dhe manifesti i LIBRA- s, e cila do të regjistroh­et për herë të parë në zgjedhjet e qershorit 2017, për të parë se sa do të votohet në popull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania