Gazeta Shqiptare

PS, e gatshme të qeverisë sërish me LSI nëse nuk ‘ rimartohet’ djathtas”

-

Kryeminist­ri

Edi Rama deklaroi se, nëse LSI- ja nuk “rimartohet” djathtas, pra, nëse nuk bën sërish një aleancë me PD- në në zgjedhjet e ardhshme, PS- ja do të vazhdojë koalicioni­n me të. Gjatë një interviste televizive, Rama u shpreh se “koalicioni nuk ka asnjë arsye që të mos projektohe­t në të ardhmen”. “Partia Socialiste e ka marrë vendimin kohë më parë, që është e gatshme të bashkëqeve­risë me të gjitha forcat që duan të punojnë së bashku në rrugën e vështirë të rilindjes së Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë PS- ja e ka konsiderua­r dhe e konsideron LSI- në si një partner natyral”, - u shpreh kreu i qeverisë. I pyetur nëse fati i koalicioni­t PS- LSI mbetet në dorën e Ilir Metës, Rama tha: “Nëse LSI- ja nuk do të ‘ rimartohet’ djathtas, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas, aty ku është pozicioni natyral i të dyja partive. Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj që nuk duhet të presim surpriza, se në fund të fundit zgjedhje janë, me siguri që do të ulemi për të konkretizu­ar projektin e së ardhmes”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania