Gazeta Shqiptare

Basha: Zgjedhje të lira dhe zbatim të dekriminal­izimit

Kreu i PD- së takon strukturat lokale në Mat: Dy kushtet e opozitës “Me Ramën s’ka zgjedhje, populli argat në arat e drogës”

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lul zim Basha, ka bind jen e plotë se me Edi Ramën kryeminist­ër nuk ka zgjedhje të lira. Para drejtuesve të strukturav­e në Mat, z. Basha artikuloi dy kushte të patjetërsu­eshme të demokratëv­e. Duke iu drejtuar në Mat përfaqësue­sve të PD- së në këtë zonë, Basha deklaroi se dy janë kushtet e patjetërsu­eshme të së djathtës: “Vijimi i mëtejshëm i dekriminal­izimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Sipas tij, kryeminist­ri i vendit ka arritur të vërë në jetë planin për inkriminim­in e vendit e më së fundmi për “kanabizimi­n” e tij. Gjatë takimit, Basha u njoh me shqetësimi­n e madh të banorëve për kultivimin e drogës. Z. Basha u ndal në atë që e quan si projektin fundor të kryeminist­rit, kanabizimi­n e vendit. “Trafikantë­t i marrin gratë dhe të rinjtë si skllevër me sy të mbyllur dhe i çojnë të punojnë në arat e kanabisit, nën mbrojtjen e drejtuesve të policisë që ndajnë me ta paratë e drogës - tha z. Basha. Kjo gjendje është pasojë direkte e inkriminim­it të shtetit”. Në Mat, ku pati takimin e radhës me strukturat e Partisë Demokratik­e, u trajtua si problemati­kë kryesore, zënia e territorit me kanabis. Në njoftimin e saj PD- ja u referohet banorëve të zonës, kur thotë se trafikantë­t i çojnë gratë dhe fëmijët symbyllur në parcela për ta përpunuar hashashin deri në paketim dhe se kjo sipas tyre, bëhet në bashkëpuni­m me policinë. “I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në parlament, i bënë kryetarë bashkish. Por, nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administra­të, i bënë shefa komisariat­esh e drejtorë Krimesh “I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në parlament, i bënë kryetarë bashkish. Por nuk u mjaftuan, i bënë drejtorë në administra­të, shefa komisariat­esh e drejtorë Krimesh”.

si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminim­it të shtetit është mbulimi i të gjithë sipërfaqes së vendit nga droga. Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Kishte ndërmend që krimit, që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativ­ave: varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativ­ën e drogës të Edi Ramës me shokë”, u shpreh z. Lulzim Basha. Kreu i opozitës përmendi se Rama po mbyll mandatin pa asnjë bilanc. Ai vuri në dukje se çdo shqiptar sot e ka të qartë se me kryeminist­ër Edi “Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri. Dy janë kushtet e patjetërsu­eshme të opozitës: zbatimi i ligjit të dekriminal­izimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Ramën, situata vetëm do të përkeqësoh­et. “Në fund të mandate - tha ai - s’ka asnjë bilanc, ndaj me paratë e krimit shpreson të grabisë votat e qytetarëve”. Duke denoncuar situatën e krijuar sipas tij, Basha tha se ky është projekti i Ramës për të blerë pushtetin. Sipas tij, situata do të përkeqësoh­et nëse opozita dhe qytetarët nuk bllokojnë projektin e Ramës për të mbajtur pushtetin me paratë e drogës. “Sot çdo shqiptar e ka të qartë se me Edi Ramën situata vetëm do të përkeqësoh­et. Në fund të mandatit ai s’ka asnjë bilanc, prandaj shpreson që me paratë e drogës dhe shantazhin e krimit të grabisë votat e qytetarëve. Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. Dy janë kushtet të patjetërsu­eshme: zbatimin e ligjit të dekriminal­izimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

 ??  ?? Skuadër pushkatimi
Skuadër pushkatimi
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha dje në Mat
Kreu i PD, Lulzim Basha dje në Mat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania