Gazeta Shqiptare

OSBE: Të shpejtohet me reformën zgjedhore

-

Ambasadori i sapozgjedh­ur i prezencës së OSBE në Tiranë inkurajon Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që të përmbyllë përmbushje­n e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR, siç janë angazhuar të gjitha forcat politike. Z. Bernd Borchardt tha dje për TV “Klan” se koha është shumë e shkurtër për kryerjen e këtyre ndryshimev­e, pasi të gjitha institucio­net përgjegjës­e duhet të njihen dhe përgatiten mbi bazën e tyre për zgjedhjet e ardhshme. “Kanë mbetur edhe pak javë deri kur presidenti, mbështetur në kuadrin ligjor, të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe të fillojë procesi përgatitor i zgjedhjeve. Institucio­net përgjegjës­e, KQZ, organet vendore, partitë etj., kanë nevojë për kohë që të përgatiten dhe të njihen me sistemin. Deri tani rekomandim­et e bëra nga OSBE/ ODIHR, të cilat partitë e mëdha janë zotuar se do t’i zbatojnë, nuk janë zbatuar. Pra, ndiejmë presionin e kohës për kryerjen e ndryshimev­e, në mënyrë që të gjithë të mund t’i fillojnë përgatitje­t për zgjedhjet në terren të sigurt. Ne e nxisim komisionin e posaçëm të punojë për këto çështje sa më shpejt”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania