Gazeta Shqiptare

Miraka: Propozimet e reja për dekorim

Kreu i shoqatës së ish- të përndjekur­ve: Kërkesat më të shumta, për nacionalis­tët “Intelektua­lë që studiuan në Perëndim i dënoi komunizmi”

- Valentina Madani

Simon Miraka, kreu i shoqatës së ish- të përndjekur­ve politikë nuk ka mbetur i befasuar nga debati që e shoqëroi përgjatë gjithë këtyre ditëve dekorimin nga presidenti Nishani i nacionalis­tëve të pushkatuar më 21 tetor 43 në Lushnje. Z. Miraka thotë për “Gazeta shqiptare” se propozimet u bënë në bazë të dokumentev­e zyrtare dhe se momenti i zgjedhur kishte të bënte me 73- vjetorin e masakrës. Ai tregon se shoqata e tij ka bërë edhe propozime të tjera për dekorim të 4 intelektua­lëve që kanë studiuar në Perëndim, por që komunizmi i burgosi.

Z. Miraka, si e pritët debatin që shoqëroi dekorimin e Ballit nga kreu i shtetit? E menduat këtë para se të bënit propozimet tuaja?

Gjatë propozimev­e tona, ne iu referuam dokumentev­e zyrtare dhe dekorimi përkoi me 73- vjetorin e masakrës së 21 tetorit të vitit 1943. Ishte një ngushëllim për familjarët e viktimave të asaj masakre të përgjakshm­e. Presidenti i vendit respektoi të drejtën e tij kushtetues­e, ndërsa debati që erdhi nga nostalgjik­ët e komunizmit nuk më çuditi aspak.

Shoqata juaj a ka bërë propozime të tjera për dekorim?

Po, kemi bërë edhe 4 propozime të tjera prej kohësh. Jemi në pritje të reagimit të Presidenti­t të Republikës. Për cilët bëhet fjalë? Kemi çuar propozim për dekorimin e tre vlonjatëve, Hysni Alimerko, Isuf Hysenbegas­i, Kudret Kokoshi dhe të kolonjarit Avni Begova. Që të katër, intelektua­lë të shquar që e deshën Shqipërinë, kishin studiuar jashtë, njerëz të formuar në Perëndim, por që diktatura i persekutoi në mënyrë çnjerëzore. Prej tyre jeton vetëm z. Avni Begova, i cili sot është në një moshë të thyer dhe ka bërë mbi 20 vite burg në komunizëm. Alimerko ka studiuar në Bolonjë, Hysnebegas­i ishte doktor. Në vitin 1941 shkoi për specializi­m në Itali. Dikush i propozon që të vishej mjek ushtarak në frontin italo- grek, kundrejt një page të konsiderue­shme. Doktori refuzoi. Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia, në derdhjen e lumit Arno në Firence. Viti 1945 e gjeti në klinikën e tij në Tiranë. Por komunizmi, që kishte vendosur të bëhej varrmihësi i inteligjen­cës nacionalis­te shqiptare, e degdisi në Gjirokastë­r, ku në fund të dhjetorit 1946 arrestohet. Pas dy vitesh tortura të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Usht- arake me pushkatim. Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai, Feriti. Kjo bëri që me vendim të Kuvendit Popullor, vendimi t’i kthehej në burgim të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vitesh burg. Kudret Kokoshi ishte poet epik dhe përkthyes brilant. Është e veçantë dhe shembullor­e mbrojta që bëri Kudreti, jo si jurist, por si atdhetar me shpirt të madh, duke interpretu­ar në gjyq poezitë e tij me frymë antifashis­te. Vendimi me pushkatim nuk u realizua, si pasojë e presionit të fuqishëm mbarëshqip­tar, brenda e jashtë kufirit shtetëror dhe u kthye në burg të përjetshëm, por me trysninë e vijueshme popullore më pas u ul në 21 vite burg. Dhe pas burgut famëkeq pa frikë vijoi me vendosmëri, eci në rrugën e dritërimit të shoqërisë.

Kush i bën propozimet për dekorim?

Shoqatës i vijnë nga familjarët e tyre ose pushteti vendor, sepse ata i njohin më mirë. Ne ia përcjellim Institucio­nit të Presidenti­t propozimet tona.

Ndodh që të refuzohet ndonjë emër nga kreu i shtetit?

E kalojnë në heshtje, jo se thonë ky emër nuk do të dekorohet. Nuk kthejnë përgjigje pozitive. Presidenca ka një komision të saj të posaçëm, që merret me këtë çështje. Ata gjykojnë se kush duhet të dekorohet dhe cilët jo. Në rastin e dekorimit, ky institucio­n na njofton ne si shoqatë për orarin e ceremonisë.

Cilat kategori, nëse mund t’i quajmë kështu, marrin vëmendjen e shoqatës e më pas të presidenti­t?

Janë kryesisht kërkesa për nacionalis­tët, intelektua­lët që i kanë shërbyer vendit. Ka kërkesa nga më të ndryshmet, të cilat më parë kërkojnë miratimin e pushtetit vendor, sepse ata i njohin më shumë se sa ne. Por, vijnë edhe familjarë që propozojnë emrat e të afërme të tyre, që janë pushkatuar pa gjyq ose burgosur padrejtësi­sht me vite të tëra në burgjet komuniste.

A mendoni se tashmë Shqipëria është distancuar nga krimet e komunizmit?

Unë mendoj se Shqipëria ende nuk është distancuar nga diktatura. Së pari, duhet bërë dekomunist­izimi dhe më pas dekriminal­izimi do të jetë më i lehtë. Pushtetarë­t e sotëm në radhë të parë duhet të kërkojnë falje për ato çka paraardhës­it e tyre politikë kanë bërë gjatë periudhës së komunizmit. Përfshirja në programin e PS- së të shtrese sonë, “se ajo do t’a zgjidh çështjen tonë”, s’është gjë tjetër vetëm një hipokrizi. PS- ja dhe vetë kreu i saj në të gjitha ligjet si në atë të Rezolutës Evropiane, për dënimin e krimit të komunizmit, të ligjit të lustracion­it e të dëmshpërbl­imit, ka votuar kundra. Ne kurrë nuk mund t’u besojmë socialistë­ve të Ramës.

 ??  ??
 ??  ?? Simon Miraka, kreu i shoqatës së ish- të përndjekur­ve politikë
Simon Miraka, kreu i shoqatës së ish- të përndjekur­ve politikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania