Gazeta Shqiptare

PD: U përdor për politikanë, PS: Të dëshmojë Visho Ajazi

-

Pajisja

“IMSI chatcher” dhe pretendime­t e opozitës se kjo pajisje është përdorur për përgjime telefonike u rikthyen sërish dje debatin mes mazhorancë­s dhe opozitës. Sipas deputetëve socialistë, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Deputeti Pjerin Ndreu propozoi që kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe prokurori i përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla të dëshmojnë në komisionin hetimor. ” Ta fillojmë nga Visho Ajazi, madje mund të thërrasim dhe prokurorin e përgjithsh­me për të na treguar edhe në lidhje me stadet e hetimit, deri ku është hetimi”, theksoi z. Ndreu. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti i PD- së, Flamur Noka tha se opozita disponon të dhëna për shkeljen e sigurisë kombëtare përmes përdorimit të pajisjes për përgjim dhe sipas tij, komisioni hetimor nuk cenon hetimet e prokuroris­ë. “Ka të bëjë edhe me cenimin e sigurisë kombëtare. Pajisja mund të jetë përdorur për të përgjuar drejtues institucio­nesh. Mund të ketë ndërhyrje, ne kemi propozuar rregullore­n e komisionit hetimor”, theksoi z. Noka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania