Gazeta Shqiptare

Athina kërcënon, Tirana: E papranuesh­me

Ministria e Jashtme shqiptare thërret ambasadore­n greke: Gjuhë e papranuesh­me dhe anakronike MPJ greke: Nëse e doni integrimin, mos i prishni ndërtimet në Himarë

-

Ministria e Punëve të Jashtme greke ndë rhyri dje në punët e brendshme të Shqipërisë duke kritikuar lajmërimin e prishjes së disa ndërtimeve në Himarë. Athina zyrtare kërcënoi me integrimin e Shqipërisë, ndërkohë që kjo gjuhë u quajt anakronike nga qeveria e Shqipërisë. Ministria jonë e Jashtme thirri ambasadore­n greke në Tiranë për t'i transmetua­r qëndrimin kundër ndërhyrjes së fqinjëve në çështjet shqiptare.

QENDRIMI I GREKEVE

Në një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke thekson se ndjek me shqetësim të veçantë ngjarjet që zhvillohen në Himarë, ku 19 familje të minoriteti­t grek janë paralajmër­uar se kanë afat vetëm 5 ditë për t'u larguar nga shtëpitë e tyre, të cilat do të shemben. Në deklaratë thuhet se është e papranuesh­me që kryebashki­aku Goro ka firmosur fletë- lajmërimet, të cilat u janë dorëzuar pronarëve të shtëpive pikërisht në ditën e festës kombëtare të Greqisë. Ministria e Jashtme greke thekson se organet shqiptare duhet të anulojnë menjëherë shembjen e këtyre shtëpive dhe të bashkëpuno­jnë me pronarët e tyre për restaurimi­n e Himarës. "Mbrojtja e të drejtave të pronës si dhe e të drejtave të minoriteti­t përbën një pjesë të pandarë të pesë kushteve që ka vendosur BE- ja për fillimin e negociatav­e integruese të Shqipërisë në familjen europiane", vazhdon më tej deklarata. "Ndaj, nëse Shqipëria dëshiron sinqerisht të integrohet në BE, do të duhet të provojë me vepra se funksionon si shtet i së drejtës, duke mbrojtur nga arbitrarit­eti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e gjithë banorëve të saj, pavarësish­t prejardhje­s së tyre kombëtare", thuhet në deklaratë. Duke përfunduar deklaratën, Ministria e Jashtme thekson se Ambasada greke në Tiranë ndjek vazhdimish­t gjendjen dhe ndodhet gjithnjë përkrah minoritarë­ve, ndërsa ka njoftuar edhe organet përkatëse shqiptare në nivel të lartë dhe organizmat ndërkombët­are si dhe përfaqësue­sit e komu-

"Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptoh­en në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimi­n e parimeve të shtetit të së drejtës. Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimi­n e qytetit të Himarës në një destinacio­n turistik europian, janë transparen­te dhe në përputhje me legjislaci­onin në fuqi. Deklaratat e përsëritur­a të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranuesh­me dhe në kundërshti­m me parimet "Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimi­n e qytetit të Himarës në një destinacio­n turistik europian, janë transparen­te dhe në përputhje me legjislaci­onin në fuqi", thuhet në qëndrimin e MPJ- së. themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtari­në e institucio­neve të shtetit shqiptar. Bazuar në sa më sipër e në pajtim me praktikat diplomatik­e, Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadore­n e Greqise në Tiranë duke shprehur qëndrimin e mësipërm", thuhet në reagimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

 ??  ?? Ministria e Jashtme greke
Ministria e Jashtme greke
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania