Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Athina ka qenë qytet kryesisht shqipfolës

-

Kryeminist­ri

Edi Rama u ka kthyer përgjigje dje kërcënimev­e greke për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai ka publikuar një vizatim të Athinës ku duket Akropoli dhe shton se ky monument rri në këmbë edhe falë një shqiptari. "Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 ( qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo- Rangabe, '… popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare'), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimi­t, kjo i detyrohet edhe kurajës dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohe­j prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk. Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte, sipas historianë­ve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutish­t atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëv­e Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzako­nshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara, përjetoi me arqipelagë­t grekë dhe greqishten si ' lingua franca' të Orientit, nëpërmjet shkëmbimev­e detare, një bashkëjete­së të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutish­t një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjitha aktet ndërkombët­are, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si shqiptare", shkroi Edi Rama dje në "Facebook".

 ??  ?? Gravurë e vjetër e Athinës e vitit 1670
Gravurë e vjetër e Athinës e vitit 1670

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania