Gazeta Shqiptare

Maskat marrin 10 mln lekë në pikën e karburanti­t

Agresorët dëmtojnë serverin e kamerave të sigurisë, dyshime për bashkëpuni­m me operatorët Punonjësi kërcënohet me armë, autorët largohen drejt Durrësit

- Xhensila Kodra

Një pikë karburanti në autostradë­n TiranëDurr­ës ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se dy autorët e ngjarjes, ende të paidentifi­kuar për policinë, kanë mundur të marrin prej andej të gjithë shumën e parave që ndodhej në kasafortë, vlera e së cilës arrinte në 10 milionë lekë të vjetra. Ngjarja u shënua rreth orës 03: 12 minuta, te mbikalimi i Rinasit. Burime zyrtare të policisë së kryeqyteti­t bënë me dije se dy autorët ishin maskuar me çorape në kokë, ndërsa ishin të pajisur edhe me pistoletë. Agresorët kanë shkuar me një makinë para pikës së karburanti­t "Gulf" dhe pa dalë nga makina në të cilën ndodheshin kanë kërcënuar punonjësin. Ky i fundit është larguar menjëherë prej andej duke vrapuar, ndërsa maskat, duke përfituar edhe nga dyert e hapura që kishte biznesi në fjalë, kanë shkuar menjëherë në dhomën ku ndodhej kasaforta. Duke e dëmtuar atë me mjete të forta, autorët kanë marrë shumën e sipërpërme­ndur, e cila ishte xhiroja ditore e dy ditëve, si dhe zhdukën çdo gjurmë që mund të çonte policinë drejt identifiki­mit të tyre. Para se të largoheshi­n në drejtim të qytetit të Durrësit, po me mjetin e tyre, kanë thyer e dëmtuar edhe serverin e kamerave të sigurisë. "Në autostradë­n Tiranë- Durrës, te mbikalimi i Rinasit, dy persona ( me

çorape në kokë), janë afruar te një karburant, me një automjet, ku njëri nga dy personat dyshohet të ketë pasur armë zjarri. Punonjësi i karburanti­t, sapo ka parë dy personat të zbresin nga

mjeti, është larguar me vrap. Duke përdorur mjete të forta, kanë arritur të marrin kasafortën e kësaj pike karburanti, ku në bazë të dëshmive në brendësi të saj ka pasur xhiron e dy ditëve, një shumë rreth 1.000.000 lekë", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

HETIMI

Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se ka dyshime se autorët mund të kenë pasur bashkëpuni­m me ndonjë prej punëtorëve të karburanti­t. Kjo për faktin se ata e dinin kohën kur në kasafortë kishte më shumë para dhe se ku ndodhej serveri i kamerave. Mësohet se pikat e karburante­ve "Gulf", nuk u lënë në xhep operatorëv­e të tyre më shumë se 100 mijë lekë në xhep, pasi pjesa tjetër qëndron në kasafortë. Kasafortat zbrazen çdo ditë, ndërsa gjatë fundjavës paratë lihen dy ditë pa u tërhequr. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia mori në pyetje edhe punonjësin e karburanti­t, i cili ka thënë se nga frika është larguar prej andej sapo ka parë autorët të maskuar dhe me armë. "Mendova se ishin qytetarë që do të furnizonin makinën me karburant. Kur po shkoja drejt mjetit, njëri nga personat që ndodheshin në makinë nxori armën duke më kërcënuar. I pashë që ishin edhe të maskuar dhe jam larguar menjëherë me vrap", - ka thënë ai para oficerëve të Komisariat­it Nr. 6. Një javë më parë, nisur nga situatat e krijuara në lidhje me grabitjen e pikave të karburante­ve, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu ka bërë thirrje kompanive të karburante­ve që të vendosin automate elektronik­e për pagesën, kamera me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe, si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.

 ??  ?? Dhoma ku ndodhej kasaforta
Dhoma ku ndodhej kasaforta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania