Gazeta Shqiptare

Hidhet nga kati i 6- të i hotelit, 52- vjeçarja çeke në gjendje të rëndë

Në dhomë i gjenden shishe alkooli boshe

-

Një

52- vjeçare çeke ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë i "Hotel Tirana" në kryeqytet. Fatmirësis­ht ajo ka rënë në verandën e katit të tretë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, Hana Demetrova, para se të kryente aktin e rëndë kishte lënë edhe një letër në tavolinën e dhomës, ku shkruante: "Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t'i përdorin njerëzit që kanë nevojë". Ndërkaq, të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia nisi hetimet për këtë ngjarje, ndërsa për sqarimin e plotë të rrethanave pritet të merret në pyetje 52- vjeçarja, në momentin që do të

POLICIA

"Më datë 31.10.2016, rreth orës 14: 10, në bulevardin ' Zogu I', te hotel ' Tirana Internacio­nal', dyshohet se ka rënë një shtetase nga lartësia. Policia e gjeti atë në tarracën e verandës së hotelit. Shtetasja çeke, H. D., 52 vjeçe, është hedhur nga dritarja e dhomës së saj në katin e 6- të. Në dhomën e saj është gjetur e lënë nga kjo shtetase, mbi tavolinë, një letër."

jetë në gjendje më të mirë shëndetëso­re. Burime pranë policisë, sqaruan se shtetasja çeke ka disa muaj që jeton në vendin tonë. Ndërkohë, në dhomën e gruas, e cila qëndronte në këtë hotel, që

prej datës 28 tetor, u gjetën edhe disa shishe boshe të cilat kanë qenë me pijë alkoolike. Duke u nisur nga ky fakt, dyshimet e policisë bien mbi faktin se 52- vjeçarja mund të ketë konsumuar alkool para se të kryente aktin e rëndë. Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një sërë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria. Mësohet se Demetrova ka investuar në alpet shqiptare, e sidomos në zonën e Thethit, duke hyrë në një marrëveshj­e me një shtetas shqiptar, marrëveshj­e e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizata­t joqeverita­re në Shqipëri, duke marrë pjesë në një sërë aktivitete­sh, përfshirë edhe prezantimi­n e vendit tonë tek investitor­ët çekë. Gjithashtu, ajo ishte pjesëmarrë­se në marshimin e solidarite­tit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çekë në zonën e Thethit. E pyetur nga mediat, ajo u shpreh në atë kokë se vlerëson solidarite­tin e shqiptarëv­e. Kurse, në profilin e saj në "Facebook", vërehen fëmijë të vrarë, fëmijë të plagosur, fëmijë në gjak si dhe momente lufte.

 ??  ?? Hana Demetrova
Hana Demetrova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania