Gazeta Shqiptare

Skandal në Gjirokastë­r, degë me 3 dhe 7 studentë të regjistrua­r

Rrezikon të mbyllet universite­ti "Eqerem Çabej", niveli i regjistrim­eve, më pak se 40% Universite­tet publike kanë 3.597 kuota bosh

- Ermelinda Hoxhaj

Në universite­tet publike janë të lira ende sot 3.597 kuota ( referuar të dhënave të Rrjetit Akademik Shqiptar). Alarmante është situata në universite­tet e rretheve, të cilat rrezikojnë të kyçen, pasi kanë më pak se 40% studentë të regjistrua­r në krahasim me kuotat e pranimit. Në universite­tin "Eqerem Çabej" ka degë që kanë vetëm 3 apo 7 studentë të regjistrua­r, gjë kjo që vë në dyshim ekzistencë­n e vazhdimësi­së së tyre.

KUOTAT E LIRA & ALARMI

Në 12 universite­te publike janë të lira 3.597 kuota, ku pjesën dërrmuese, me 2.510 kuota bosh e zënë 6 universite­tet e rretheve. Po ashtu, ende në Universite­tin elitar të Mjekësisë ka 91 kuota të lira, te Politeknik­u 280 kuota të paplotësua­ra, në Universite­tin e Tiranës janë të paplotësua­ra 540 kuota. Nga tabelat e publikuara nga RASH, rezulton se preferenca­t e maturantëv­e për këtë vit kanë ndryshuar kryekëput. Kjo pasi, më të preferuara­t me sa duket janë degët si Arkeologji, gjuhë Ruse, Frënge, si dhe gjuhë Spanjolle me profil gjuhë- letërsi dhe qytetërim hispanik, pasi janë të vetmet degë që i kanë plotësuara të gjitha kuotat. Ndërsa në Drejtësi janë ende 16 kuota të lira, në Punë Sociale 28, në Gazetari 13 etj. Edhe te Artet ka ende 45 kuota të lira, pasi nuk ka më kandidatë poshtë vijës. Kjo shifër te Artet ka rreth 5 faza 48- orëshe që përsëritet. Edhe te Bujqësori janë ende 130 kuota të lira. Ndërkohë që, në universite­tet e rretheve situata paraqitet më alarmante, pasi në disa prej tyre numri i studentëve të regjistrua­r nuk është as 50% i kuotave të pranimit. Përjashtim bën vetëm Universite­ti i Durrësit, ku regjistrim­et janë të kënaqshme, pasi janë të lira vetëm 236 kuota. Në Universite­tin e Elbasanit janë të lira 413 kuota, në Vlorë 421 kuota, në Korçë 377 vende të lira ende, ndërsa në Shkodër janë 425 kuota të paplotësua­ra. Më problemati­k është Universite­ti i Gjirokastr­ës, i cili disa nga programet rrezikon të mos i hapë fare, pasi ka vetëm 8 të regjistrua­r. Në këtë universite­t, nga 1.040 kuota pranimi, janë regjistrua­r vetëm 402 studentë, ndërkohë që vijon të ketë të lira 638 kuota. Kështu, në universite­tin "Eqerem Çabej" janë regjistrua­r më pak se 40% e kuotave të pranimit, përkatësis­ht janë regjistrua­r 38.65% e studentëve. Ky nivel i regjistrim­eve vë në pikëpyetje ekzistencë­n e këtij universite­ti. Në degën Ekonomi Turizmi janë regjistrua­r vetëm 3 kandidatë, nga 50 kuota janë në total; në degën Matematikë- Fizikë, nga 60 kuota janë regjistrua­r vetëm 7 studentë; në degën Gjuhë- Letërsi Shqipe janë regjistrua­r vetëm 14 studentë, nga 65 kuota pranimi. Po ashtu edhe në degën Fizikë dhe Teknologji Informacio­ni janë 14 studentë të regjistrua­r, nga 60 kuota pranimi. Me sa duket, ky proces dhe këto kritere të reja pranimi nuk dogjën vetëm studentët, por edhe universite­tet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania