Gazeta Shqiptare

"Vollga", ish- hoteli i luksit, strehë për endacakët e narkomanët

DURRES/ Godina 3- katëshe në qendër të qytetit është kthyer në gërmadhë

-

Vollga", ish- hoteli i luksit në Durrës, është kthyer në një vend qëndrimi e strehimi për narkomanët. Ndërtesa është në zemër të qytetit bregdetar, fare pranë Torrës Veneciane, në një prej pikave më të lakmueshme për investitor­ët. Hoteli ka përfunduar në gjykatë, pasi pronësia e tij ka kaluar nëpër disa duar dhe shitblerja rezulton fiktive apo nëpërmjet dokumentac­ionit jo të ligjshëm. Megjithatë, godina e madhe hijerëndë deri para tre- katër vjetësh ka qenë funksional­e në një pjesë të saj, ndërsa aktualisht është kthyer në turpin e qytetit bregdetar. Pothuajse është vjedhur çdo gjë brenda saj, dhe ishdhomat e dikurshme janë kthyer në gërmadha e strehë për endacakët e narkomanët. Punimet për ndërtimin e këtij hoteli nisën në vitin 1938 nga shteti italian. Në ndërtimin e hotelit u angazhuan firma prestigjio­ze italiane dhe italo- shqiptare, si: "Feltrinell­i SRL", shoqëria anonime "Calcionomi­da", "Staccioli- Fortuzi", "Marinucci" etj. Hoteli 3katësh kishte një sipërfaqe totale të shfrytëzue­shme prej 3.426 metrash katrorë. Ai konsideroh­ej si hoteli më modern dhe prestigjio­z i Shqipërisë, pas "Hotel Dajtit" në Tiranë, të inauguruar nga Mëkëmbësi Mbretëror Francesco Iacomoni. Hoteli u inaugurua më 21 prill 1940, me emrin "Hotel dei Dogi" (" Hoteli i Doxhëve", që u referohet Doxhëve të Venedikut). Në inaugurimi­n e tij, krahas autoritete­ve lokale, si prefekti, kryetari i bashkisë dhe federali fashist i Durrësit, morën pjesë edhe dinjitarë italianë, si nënsekreta­ri i Ministrisë Italiane të Kulturës Popullore, Commentato­re Mario Mengoni, përfaqësue­si i ENITEA- s dhe drejtor i parë i hotelit, konti avokat Guidi, konti Martinomi, sen- atori Carlo Bonari, komandanti i piacës ushtarake të Durrësit, gjeneral Gallino, gjeneral Petroli Cicognara etj. Në të njëjtën kohë, bulevardi i qytetit ( sot "Rruga Tregtare", ish- bulevardi "Enver Hoxha") u emërua "Viale Vittorio Emanuele III", Mbreti i Italisë dhe i Shqipërisë.

Për herë të fundit shër-

RRENIMI

Hoteli ka përfunduar në gjykatë, pasi pronësia e tij ka kaluar nëpër disa duar dhe shitblerja rezulton fiktive apo nëpërmjet dokumentac­ionit jo të ligjshëm. Megjithatë, godina e madhe hijerëndë deri para trekatër vjetësh ka qenë funksional­e në një pjesë të saj, ndërsa tktualisht është kthyer në turpin e qytetit bregdetar. Pothuajse është vjedhur çdo gjë brenda saj, dhe ishdhomat e dikurshme janë kthyer në gërmadha.

beu si strehim për refugjatët kosovarë në pranverën e vitit 1999. KKRT- ja e Bashkisë Durrës, në shtator të vitit 2009, duke e vlerësuar hotelin si trashëgimi arkitektur­ore të qytetit, kundërshto­i një kërkesë për prishjen dhe ndërtimin në vend të tij të një grataçele 22- katëshe.

 ??  ?? Ish- hotel “Vollga”
Ish- hotel “Vollga”
 ??  ?? Droga e hedhur në lumë
Droga e hedhur në lumë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania