Gazeta Shqiptare

Maskat grabitin nën kërcënimin e armëve një pikë karburanti

Policia shoqëron disa persona me precedent penal

-

KRUJE - Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në rrugën nacionale KrujëKrast­ë. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se njëri nga agresorët i armatosur me automatik dhe dy të tjerët me pistoleta, kanë qëlluar në drejtim të zyrës së pikës së karburanti­t. Menjëherë roja dhe një punonjës tjetër ( shitës) kanë dalë për të parë se çfarë po ndodhte, por maskat u kanë vënë armët te koka dhe i kanë detyruar që t'u japin shumën e lekëve që ata kishin gjendje ( xhiron ditore). Sipas bluve, autorët e krimit kanë marrë shumën prej 10 mijë lekësh të reja. Më pas grabitësit u kanë marrë dy punonjësve çelësat e një makine, e cila ishte e parkuar në parkingun e karburanti­t, dhe janë larguar me shpejtësi me automjetin tip "Audi A3", ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG ( i cili dyshohet të jetë vjedhur në Tiranë). Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të grabitësve. Mësohet se blutë kanë sekuestrua­r pamjet filmike të pikës së karburanti­t, ku shquhen tre personat e maskuar, por asnjëri prej tyre nuk është identifiku­ar. Persona të shumtë janë shoqëruar në polici nga kjo zonë, kryesisht të rinj, të cilët janë edhe me precedentë penalë. kl. ha.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania