Gazeta Shqiptare

Gruaja hedh drogën në lumë, në kërkim burri bashkë me nipin

-

punohet për kapjen e shtetasve: L. K. 44 vjeç dhe A. P. 30 vjeç, të dy banues në Pukë. Pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative se L. K. së bashku me nipin e tij kishin lëndë narkotike të fshehur gati për shitje, blutë kanë ushtruar kontroll në banesë. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar si dhe verifikime­t e bëra, rezultoi se në banesë këta shtetas kishin fshehur 2 thasë me kanabis, por bashkëshor­tja e shtetasit L. K. e kishte hedhur në lumë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në lumin e fshatit Kryezi, u gjet një sasi prej 190 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa e mbetur nga thasët, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedural­e iu referuan Proku- rorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania