Gazeta Shqiptare

E zë poshtë fadroma, plagoset rëndë 25- vjeçari Sokol Disha

-

BULQIZE - Një 25- vjeçar nga Bulqiza është plagosur dje aksidental­isht teksa ishte duke punuar me fadromë. Bëhet fjalë për të riun Sokol Disha, i cila ka marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë. Sipas policisë, dyshohet që 25- vjeçari ka qenë duke punuar në stogjet e kromit, kur ka humbur kontrollin e fadromës, e cila është përmbysur në rrugë dhe e ka zënë poshtë. Fillimisht Disha është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Më pas ai është transportu­ar urgjentish­t drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe familjarët e të plagosurit, për të vërtetuar nëse ai ka qenë duke punuar me fadromë në mënyrë individual­e apo për ndonjë firmë. en. do.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania