Gazeta Shqiptare

I gjenden drogë dhe armë në banesë, prangoset i riu

-

DURRES - Një 24- vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi i janë gjetur dhe sekuestrua­r drogë, armë dhe fishekë. Bëhet fjalë për 24- vjeçarin Migel Shabani, i cili u arrestua dy ditë më parë në lagjen nr. 13, Plazh, nga forcat e sektorit të Antidrogës. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestrua­n rreth 8 kg kanabis. Po ashtu, policia gjeti edhe një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrimi­n "E- Kol", dhe 68 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania