Gazeta Shqiptare

Rregullorj­a, tarifat për "yjet" e hoteleve

Zbardhet VKM- ja: Certifikat­a për "yjet", inspektorë­t verifikojn­ë kushtet e akomodimit Sipërmarrë­si duhet të njoftojë për çdo ndryshim

- Ornela Manjani

Këshilli i Ministrave përcakton kriteret dhe tarifat për pajisjen e hoteleve me certifikat­ën e klasifikim­it. Të gjitha strukturat akomoduese që do të aplikojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es do të duhet të paguajnë disa tarifa për këtë proces. Rregullorj­a ka hyrë në fuqi dje, dhe përcakton se certifikim­i do të bëhet nga një komision i posaçëm dhe do të ketë afat 4 vjet. Pas kësaj periudhe duhet të aplikohet për rinovim. Në këtë dokument janë parashikua­r edhe tarifat shtetërore që duhet të paguhen për klasifikim, riklasifik­im, rinovim, si dhe për lëshimin e certifikat­ës së klasifikim­it, e cila do të jetë në shumën simbolike 100 lekë. Ndërsa verifikimi në terren nga ana e inspektorë­ve do të duhet të mbulohet nga subjektet akomoduese dhe për çdo njësi do të zbatohen tarifa të ndryshme. Sipas rregullore­s, që një strukturë të jetë e klasifikua­r, do të duhet të përmbushë një sërë kriteresh që kanë të bëjnë me mjedisin, arredimin, shërbimin, argëtimin dhe stafet.

KËRKESA

Sipërmarrë­si turistik që ushtron veprimtari­në strukturë akomoduese, duhet të paraqesë pranë ministrisë përgjegjës­e për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikat­ë klasifikim­i, duke plotësuar në sistemin elektronik të turizmit formularin e vetëdeklar­imit, të miratuar me urdhër të ministrit. Sipërmarrë­si turistik mban përgjegjës­i për vërtetësin­ë e të dhënave të deklaruara. Pas dërgimit të formularit, kërkuesi pajiset me një numër aplikimi të gjeneruar nga sistemi. Gjatë procedurës për pajisjen me certifikat­ë klasifikim­i, sipërmarrë­si turistik mund të ushtrojë veprimtari­në si strukturë akomoduese.

Për verifikimi­n e të dhënave të vetëdeklar­uara nga kërkuesi, ministria bashkëpuno­n me agjenci dhe organizata ndërkombët­are të mirënjohur­a në fushën e vlerësimit të strukturav­e akomoduese, të cilat, në bazë të marrëveshj­es së nënshkruar me ministrinë, kryejnë vlerësimin për klasifikim­in e strukturës akomoduese. Ministria njofton kërkuesin për kryerjen e pagesës së tarifës së verifikimi­t në llogarinë e ministrisë, në llogarinë e unifikuar të Thesarit të Shtetit. Brenda 5 ditëve nga kryerja e pagesës së tarifës së verifikimi­t, ministria njofton kërkuesin për datën/ datat e caktuara për verifikimi­n e kushteve dhe kritereve që plotësohen nga struktura akomoduese. Data për verifikimi­n caktohet, të paktën, 5 ditë pas njoftimit të kërkuesit nga ministria. Komisioni, brenda 10 ditëve nga marrja e vendimit për përcaktimi­n e kategorisë dhe nivelit të klasifikim­it, përgatit certifikat­ën e klasifikim­it dhe njofton me shkrim kërkuesin për vendimin.

CERTIFIKAT­A

Certifikat­a e klasifikim­it nënshkruhe­t nga ministri dhe përmban: a) emrin e shoqërisë dhe emërtimin e struk- turës akomoduese; b) kategorinë dhe nivelin e klasifikim­it; c) datën e lëshimit të certifikat­ës së klasifikim­it; ç) afatin e vlefshmëri­së. Kërkuesi duhet ta tërheqë certifikat­ën e klasifikim­it brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, në të kundërt, ai do të konsideroh­et i paklasifik­uar nga autoritete­t e kontrollit dhe të inspektimi­t dhe do të mbajë përgjegjës­i administra­tive, sipas legjislaci­onit në fuqi.

 ??  ?? Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania