Gazeta Shqiptare

Sejko: BSH, e angazhuar kundër pastrimit të parave

Guvernator­i, në takimin rajonal në Izrael

-

Guvernator­i

i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi në Izrael zhvillimet e fundit në planin institucio­nal, ku veçoi projektin e menaxhimit të rrezikut operaciona­l, dhe në planin kombëtar angazhimet e Bankës së Shqipërisë në kuadër të strategjiv­e për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t, kërcëni- met kibernetik­e etj., duke u fokusuar në përmirësim­in e mëtejshëm të legjislaci­onit që synon adoptimin e direktivav­e evropiane në këtë fushë dhe arritjen e standardev­e bashkëko- hore. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku Banka e Shqipërisë njofton për pjesëmarrj­en e Guvernator­it, Gent Sejko, në Klubin e Guvernator­ëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Në takim u diskutuan sfidat e ndryshme me të cilat përballen sot bankat qendrore në përmbushje­n e objektivit të tyre për ruajtjen e qën- drueshmëri­së së çmimeve dhe stabilitet­it makroekono­mik. Një çështje së cilës iu kushtua rëndësi e veçantë ishte edhe siguria e informacio­nit dhe zhvillimet e fundit teknolo- gjike. Nga ky këndvështr­im, drejtuesit e institucio­neve ndanë me njëri- tjetrin përvojat e tyre dhe masat e marra nga bankat qendrore në drejtim të mbrojtjes së të dhënave institucio­nale. Gu- vernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë këtij takimi mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu ata me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për të stimuluar aktiviteti­n ekonomik të vendit. Guvernator­i Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributi­n e nevojshëm nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshm­e dhe garantimit të stabilitet­it makroekono­mik të vendit.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania