Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, si realizohet aplikimi për familjet me fëmijë

Emri dhe mbiemri i bashkëshor­tes duhen vendosur edhe nëse keni ndërmend të divorcohen­i Nis java e fundit për aplikimet, kujdes nga gabimet

-

Ka nisur sot javat e fundit e aplikimeve për Lotarinë DV- 2017 e cila do të mbyl let të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12: 00, ora standarde lindore ( EST)( GMT- 5). Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlers­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4- vjeçare, me kohë të plotë, arsim I përgjithsh­ëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikoh­en për lotarinë. Shkollat e mesme profesiona­le me kohë të plotë mund të kualifikoh­en nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimt­ar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistë­s për vizë.

UDHËZIME RRETH PROGRAMIT TË VIZAVE EMIGRUESE TË SHUMËLLOJS­HMËRISË ( LOTARISË AMERIKANE) ( DV- 2018)

Një Vështrim i Përgjithsh­ëm i Programit Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojs­hmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administro­het nga Departamen­ti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203( c) i Aktit të Emigracion­it dhe Kombësisë ( INA) mundëson viza për një grup “emigrantës­h të shumëllojs­hmërisë”, prej vendeve me shkallë historikis­ht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Për vitin fiskal 2018, do të jenë në dispozicio­n 50,000 viza emigrantës­h të shumëllojs­hmërisë ( DV). Regjistrim­i për në programin e Lotarisë është falas. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrim­i, do të skualifiko­hen.

Plotësimi i regjistrim­it elektronik për Programin e Lotarisë DV- 2018

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrim­it për Vizën e Shumëllojs­hmërisë ( E- DV Entry Form ose DS- 5501) online në faqen zyrtare www. dvlottery. state. gov. Regjistrim­et e papërfundu­ara nuk do të pranohen. Regjistrim­i për Programin e Lotarisë është falas.

Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrim­it, pa ndihmën e një “këshillues­i për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitje­s së regjistrim­it, në mënyrë që t’u përgjigjen­i të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimi­t dhe numrin e konfirmimi­t.

Është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që të pajiseni me faqen e konfirmimi­t dhe numrin e konfirmimi­t. Pa këtë informacio­n, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrim­it tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimi­t dhe numrin tuaj të konfirmimi­t. Ju gjithashtu duhet të keni akses te posta elektronik­e që keni vendosur te regjistrim­i juaj në E- DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacio­n rreth mashtrimev­e të Vizave të Shumëllojs­hmërisë. Ju mund të shikoni videon tonë për t’u njohur me programin e vizave të shumëllojs­hmërisë, dhe udhëzime hap pas hapi që ju ndihmon të dorëzoni aplikimin tuaj.

Pasi të keni dorëzuar elektronik­isht regjistrim­in e plotë, juve do ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimi­t. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 2 maji 2017, ju do të mund të kontrollon­i statusin e regjistrim­it tuaj në faqen zyrtare www. dvlottery. state. gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rit dhe duke futur numrin unik të konfirmimi­t dhe informacio­nin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhj­en tuaj për Lotarinë DV- 2018, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Ju duhet të paraqisni informacio­nin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrim­in tuaj E- DV:

1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësis­ht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/ A. 2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit. 3. Gjininë – mashkull ose femër. 4. Qytetin e lindjes. 5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

6. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikue­shëm.

7. Fotografit­ë e të regjistrua­rve – Fotografi personale tuajën të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshor­tit/ es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografis­ë

Dixhitale për specifikim­e teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshor­tes/ it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezi- Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëv­e të përzgjedhu­r që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojn­ë deri më 30 shtator 2018. Në asnjë rrethanë DV- të nuk mund të lëshohen apo të autorizohe­n pas kësaj date.

dentë të Përhershëm të Ligjshëm

( me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojs­hmërie.

Fotografit­ë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrim­i juaj mund të skualifiko­het ose viza juaj të refuzohet nëse fotografit­ë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluar­a në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojn­ë specifikim­et e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrim­in e vitit të kaluar ( DV- 2017), ju do të skualifiko­ni automatiki­sht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Shikoni “Dorëzimi i Fotografis­ë Dixhitale” për më shumë informacio­n. 8. Adresa postare – Në emër të Adresa Rreshti 1 Adresa Rreshti 2 Qyteti Rrethi Kodi Postar Shteti 9. Shteti ku jetoni aktualisht. 10. Numri i telefonit ( jo i detyruar). 11. Adresë email- i - Një adresë poste elektronik­e në të cilën ju keni akses të drejtpërdr­ejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhe­t dhe ju i përgjigjen­i njoftimit të përzgjedhj­es tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rit, ju do të merrni email- e të tjera komunikues­e nga Departamen­ti i Shtetit duke ju njoftuar që informacio­n me detaje i intervistë­s për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve. Departamen­ti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dër- gojë një e- mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhu­r për programin e DV- së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacio­n në lidhje me procesin e përzgjedhj­es.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: ( 1) vetëm Shkollë fillore, ( 2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë ( 3) Diploma e shkollës së mesme, ( 4) Shkollë profesiona­le, ( 5) Disa kurse universite­ti, ( 6) Diplomë universita­re, ( 7) Disa nivele të kurseve pasunivers­itare, ( 8) Master, ( 9) Disa Kurse të doktoratur­ës, dhe ( 10) doktoratur­ë.

13. Statusi aktual martesor – ( 1) I/ e pamartuar, ( 2) i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, ( 3) i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, ( 4) i divorcuar, ( 5) i ve, ose ( 6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshor­tit/ es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshor­tit tuaj që plotëson specifikim­et teknike të njëjta si fotoja juaj.

Mosvendosj­a e bashkëshor­tit/ es tuaj në regjistrim­in për lotarinë do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrim­in tuaj bashkëshor­tin/ en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcohen­i përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshor­t i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacio­nin për bashkëshor­ten.

14. Numri i fëmijëve - Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrim­it elektronik, pavarësish­t nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individual­e të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikim­et teknike të njëjta si fotografia juaj.

SIGUROHUNI QË TË PËRFSHINI:

• të gjithë fëmijët biologjikë; • të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,

• të gjithë fëmijët/ thjeshtëri­t nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtim­i për shkak të moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ ajo mund të trajtohet sikur ai/ ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës. Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversitet­i, dhe ju nuk do të penalizohe­ni për mospërfshi­rjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj.

Mospërfshi­rja në regjistrim­in për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania