Gazeta Shqiptare

Zvicër, azilkërkue­si shqiptar dënohet 3.9 vite burg

Grushton veten para gjykatës

-

Një

azilkërkue­s sh qiptar i ka lënë të gjithë pa fjalë në sallën e Gjykatës së Landit në Ulm, në Zvicër. Shqiptari, i akuzuar për "Tentativë vrasjeje", është shpallur fajtor nga gjykata, e cila e ka dënuar me 3.9 vite burg, por sapo ka dëgjuar vendimin, ai ka shpërthyer në lot. 48- vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka filluar të godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte me tërë fuqinë që kishte, sikur donte të mbyste veten. Është dashur ndërhyrja e disa zyrtarëve për ta neutralizu­ar 48- vjeçarin, derisa kanë ardhur sanitarët dhe një mjeke e emergjencë­s, të cilët e kanë dërguar menjëherë në Klinikën Universita­re. Agresivite­ti i azilkërkue­sit në fjalë kishte rënë në sy që në pesë seancat paraprake duke iu ndërhyrë në fjalë disa dëshmitarë­ve. Ai kishte kërcënuar me vdekje vazhdimish­t shumë nga të strehuarit e tjerë shqiptarë në qendrën e azilit në Blaustein dhe kishte rrahur disa herë fëm- ijë dhe çifte pleqsh. Situata kishte shpërthyer kur ai kishte kërcënuar familjen fqinje, e cila donte ta denonconte pasi kishte rrahur vajzën e tyre. Kur 48- vjeçari kishte kërkuar ta tërhiqnin padinë dhe ata nuk kishin pranuar, i akuzuari kishte marrë sëpatën e mishit nga kuzhina duke sulmuar fqinjin me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania