Gazeta Shqiptare

Kushtetues­ja rrëzon kërkesën e serbëve për Trepçën

Hashim Thaçi: Dekretova ligjin

-

Gjykata

Kushtetues­e e Kosovës ka refuzuar kërkesën e "Listës Serbe" për të shqyrtuar kushtetuts­hmërinë e ligjit për "Trepçën", të miratuar disa javë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Sipas vendimit të saj, dhënë gjatë ditës së djeshme, ligji për "Trepçën" është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvend. Ligji për "Trepçën" e kthen kompleksin në një shoqëri aksionare, ku qeveria ka në pronësi 80% të aksioneve. Beogradi, duke pretenduar ende pronësinë, kërkon futjen e "Trepçës" në bisedimet për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Prishtinën, të ndërmjetës­uara nga BE- ja. Për këtë shkak, që nga miratimi i këtij ligji në fillim të tetorit, përfaqësue­sit e pakicave serbe kanë bojkotuar institucio­net e Kosovës. Megjithatë, menjëherë pasi Gjykata Kushtetues­e u shpreh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar ligjin për Trepçën, duke i hapur kësh- tu rrugë përfundimi­sht zbatimit të tij. Hashim Thaçi deklaroi publikisht se: "Sapo nënshkrova ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjik­e për ne dhe mirëqenien sociale".

 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania