Gazeta Shqiptare

Ekspertët: Nuk ka më qytete historike në qendër të Italisë

Kjo ishte goditja më e fortë në 36 vitet e fundit

-

E njohur për arkitektur­ën e veçantë dhe ndërtesat historike, Italia e ka humbur këtë atraksion, të paktën në qendër të saj. Ekspertët kanë deklaruar se nuk ka më qytete historike në qendër të Italisë, ndërsa vendi ka marrë goditjen më të fortë të tërmetit në 36 vitet e fundit. Kryeminist­ri italian, Matteo Renzi e përshkroi si "zemrën e Italisë" atë që është shkatërrua­r në një pjesë të gjerë, por fatmirësis­ht, fakti që deri tani nuk janë shënuar viktima erdhi për shkak se ndërtesat ishin evakuuar thuajse tërësisht nga tërmeti i muajit gusht dhe që u kushtoi jetën 300 personave. Megjithatë, lëvizja sizmike e mëngjesit të së dielës prej 6.6 ballësh, plagosi të paktën 20 persona. Zona më e dëmtuar është ajo e Norcias, ku ishte edhe Bazilika e Shën Benediktit, e cila që prej shekullit të 14- të u kishte rezistuar të gjitha viteve që kalonin. Bazilika është konsiderua­r si një nga vendet më të rëndësishm­e shpirtëror­e të rajonit. Nga mesha e së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku dërgoi lutjet e tij. Disa prej banorëve kishin filluar të rindërtoni­n ato pak mure që kishin ngelur pas tërmetit të muajit gusht, por goditja e kësaj së diele rezultoi të ishte fatale.

 ??  ?? Rrënojat e tërmetit
Rrënojat e tërmetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania