Gazeta Shqiptare

Targeti i ri i ISIS, u japin fëmijëve lodra me tritol

-

Ndër shekuj, luftërat i kanë kursyer fëmijët, por ky nuk është rasti i luftëtarëv­e të ISIS- it, të cilët kanë vënë në shënjestër pikërisht gjeneratën e re. Në qytetin e shkatërrua­r nga lufta, në Mosul, një arush pellushi ose një kamion prej lodre është një thesar i rrallë për një fëmijë. Por këto "lodra të pafajshme" në dukje, në të vërtetë janë kurthe, të cilat shpërthejn­ë në momentin që preken. Kjo është strategjia më e re e Shtetit Islamik, të cilët aktualisht synojnë të vrasin fëmijët. Këto dhe pajisje të tjera të maskuara dhe të improvizua­ra me mjeshtëri janë shfaqur në një qendër trajnimi për ekspertët që studiojnë hedhjen e bombave. "Pse do të përdorte ISISi diçka të tillë, si një arush apo një lepur?" - tha kolonel Nawwad Kamil Hassan. "Ata përdorin këtë lodër, sepse e dinë se milicia peshmerga ( luftëtarët kurdë) nuk do ta prekin atë, por fëmijët po. Ata nuk janë kafshë, ata janë më keq se kafshët", - shtoi më tej ai. Njësia e kolonel Nawwad Kamil Hassan ka pastruar 50 tonë eksploziv në dy vjet nga zonat dikur të kontrollua­ra nga militantët, përfshirë pesë tonë nga një shkollë e vetme në qytetin Sinjar, në perëndim të Mosulit. Qyteti, rreth 250 milje në veri të Bagdadit, ka qenë nën kontrollin e ISIS- it që nga qershori 2014.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania