Gazeta Shqiptare

Ja cilët ishin spiunët shqiptarë në Gjermani: "Boga", "Mario", "Studenti", "Furxhiu", "Besniku", Agroni" Dalin dokumentet e vitit 1955, ja çfarë raportonin agjentët e mbuluar si diplomatë

Kadri Hazbiu, del marrëveshj­a sekrete e Sigurimit të Shtetit me STAS- in gjerman

- Nga Paskal Milo Fatmira Nikolli

Cilët

qenë spiunët shqiptarë në Gjer mani gjatë luftës së ftohtë, cilat qenë detyrat e tyre, çfarë punësh bënin në Gjermaninë Lindore, çfarë i raportonin Tiranës, ku fshiheshin antikomuni­stët dhe si kontrolloh­eshin nga regjimi?

"Nuk dihet cili ka qenë më i egër e më famëkeq: STAS- i gjerman apo Sigurimi shqiptar. Dihet se mes tyre ka pasur një marrëveshj­e të firmosur nga ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe ministri i Sigurimit të Shtetit Erich Mielke, më 12 nëntor 1955". Historiani Paskal Milo zbardh këtë marrëveshj­e dhe bashkëpuni­min ndër vite mes dy shërbimeve sekrete për ngritjen e një njësie operative të Sigurimit shqiptar brenda ambasadës sonë në Berlin, identifiki­min e antikomuni­stëve shqiptarë që jetonin në Mynih a përcjellje­n e të dhënave për nazistët gjermanë që kishin qenë në Shqipëri; çka janë vetëm disa prej çështjeve për të cilat qe rënë dakord. Dokumente sekrete, pseudonime­t e agjentëve, detyrat mbi Austrinë e Greqinë!

Të gjitha këto gjenden të zgjeruara te libri më i ri i Prof. DR. Paskal Milos, titullohet "Udhëkryqe shqiptaro- gjermane". Libri pretendon të sjellë për herë të parë një histori të plotë të marrëdhëni­eve shqiptaro- gjermane që në gjurmët e tyre të para e deri sot. "Në këtë libër i ofrohen fakte e këndvështr­ime të reja për mjaft ngjarje e aktorë të historisë, nganjëherë edhe intriguese e gati të pabesueshm­e, por libri është një paraqitje objektive e fakteve", thotë profesori. Milo vëren se gjithçka që është sh- kruar në gjashtë kapitujt e këtij libri ka një mbështetje të madhe dokumentar­e nga arkivat shqiptare e më pak nga ato gjermane e të tjera. Dokumentet e konsultuar­a në Arkivin e MPJ- së për një kohë të gjatë përbëjnë lëndën kryesore të historishk­ruarjes e pa të cilat ajo nuk do të ishte e mundur.

Ideja për të shkruar këtë libër nuk ka qenë e tija, pasi shtysën ia kanë dhënë kolegët gjermanë. "Libri që i paraqitet lexuesit në gjuhën shqipe është një variant i zgjeruar dhe i kompletuar i projektit për botim në gjuhën gjermane për marrëdhëni­et shqiptaro- gjermane nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë gjer në vitin që jemi", thotë Milo, duke vënë në dukje se historia e marrëdhëni­eve gjermano- shqiptare nuk ka qenë një vijë lineare në ngjitje. Ajo ka pasur thyerjet dhe ulje- ngritjet e saj. Prandaj, e jo pa qëllim, librit i është vënë për titull fjala "udhëkryqe". "Historia ka lënë gjurmë të pashlyeshm­e në kujtesën e njerëzve për krimet e përgjakshm­e të nazizmit. Por shqiptarët nuk kanë mbetur peng i së kaluarës. Brezat gjermanë të Pasluftës së Dytë Botërore kanë kërkuar ndjesë për fatkeqësit­ë e krimet që bënë nazistët kundër popujve të tjerë, përfshirë këtu edhe ndaj shqiptarëv­e. Lufta ka qenë një udhëkryq që i vuri shqiptarët e gjermanët kundër njëri- tjetrit. Por një i tillë ka qenë edhe periudha e Luftës së Ftohtë, ku RFGJ- ja e Shqipëria u ndodhën në dy botë të ndryshme politike në kundërshti­m të plotë me njëra- tjetrën", shënon profesori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania