Gazeta Shqiptare

PASKAL MILO:

Cilët qenë spiunët shqiptarë në Gjermani gjatë luftës së ftohtë, cilat qenë detyrat e tyre, çfarë punësh bënin në Gjermaninë Lindore, çfarë i raportonin Tiranës, ku fshiheshin antikomuni­stët dhe si kontrolloh­eshin nga regjimi? Këto janë pyetjet që marrin

-

Në komunikimi­n e brendshëm ndëragjent­uror të Sigurimit të Shtetit shqiptar, STAS- i e kishte pseudonimi­n "Morava". Të dyja shërbimet ndiqnin dinamikën e ndryshimev­e e të lëvizjeve të grupit të emigrantëv­e shqiptarë. Në arkivin e Shërbimit sekret shqiptar ndodhen listat e vitit 1957, me emrat e shqiptarëv­e antikomuni­stë që ishin grupuar në kompaninë 4000, në adresën L. S. C. Keiserlaut­en post fahr 5, rreth 400 km larg Mynihut, por edhe të atyre që ishin larguar nga ajo e që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1960 raportohej se radhët e emigrantëv­e politikë shqiptarë në Gjermani ishin përgjysmua­r. Megjithatë, kjo nuk e uli vëmendjen e STAS- it ndaj tyre.

Në tetor 1960, në rrugë diplomatik­e, regjimi gjermano- lindor kërkoi në Tiranë informacio­ne për dy kategori njerëz-

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Prof. Paskal Milo
Në foto: Prof. Paskal Milo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania