Gazeta Shqiptare

Parti e re, sfidë e re, me të rinj

-

Hapur”. E para ishte përzgjedhj­a finale për të ngritur grupimin partiak, që sot quhet “Sfida për Shqipërinë”.

Ndërkaq, shohim se parti të tjera po krijohen me shpejtësin­ë e erës, shpesh, duke u zënë dorë për dore me parti të mëdha për të krijuar sërish një pol. Pra, me qëllimin përfundimt­ar: pushtetin! Ajo që duhet të na shqetësont­e në këtë rast është se kush shqetësohe­t për qytetarin a fshatarin kur sot shohim të njëjtët njerëz që ishin dje, për një kohë shumë të gjatë, të instaluar nëpër parti dhe krejtësish­t të pashqetësu­ar. Si mund të krijohet shpresë e re nga mendësi të vjetra?!

Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës edhe qytetari më indiferent karshi politikës e ka të qartë. Ky gjemb është e pamundur të çelë trëndafila!

Ajo që shqiptarët duhet të kërkojnë sot është së pari shkëputja përfundimt­are nga e shkuara. Asgjë e re nuk mundet të vijë nga rrënjët e kalbura të politikës, ku të njëjtët personazhe luajnë kukafsheht­i, duke u zbuluar pikërisht aty ku kanë më shumë pushtet dhe protagoniz­ëm. Por nga ana tjetër, media e lirë dhe njerëzit me frymë qytetarie dhe vizion, duhet të mos u ven- dosin lupën partive të reja të pavarura, por të shikojnë në dritën e diellit partitë që krijohen ekskluzivi­sht për pushtetin e njërës apo tjetrës palë. Ato duhen parë me vëmendje për vetë dinamikën aq të parashikue­shme me të cilën veprojnë. Dhe në çdo rast, zgjidhja nuk është shpifja kundrejt njerëzish të nderuar, por investigim­i ndaj eksponentë­ve të vjetër e “me muskuj” boll në tregun politik.

Ndërgjegjë­simi duhet të jetë i plotë dhe i përbashkët: nga media dhe politika. Dhe qëllimi duhet të jetë vetëm një: e ardhmja e Shqipërisë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania