Gazeta Shqiptare

REAGOJNË KORÇARËT

Skënderbeu kundër Partizanit: Dështoi në organizim!

-

Klubi

i Futbollit Skënderbeu reagon në lidhje me ngjarjet e ndodhura në "Elbasan Arena" gjatë sfidës së javës së 9- të të Kategorisë Superiore. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare, klubi korçar e drejton gishtin e akuzës ndaj Klubit të Partizanit, duke e cilësuar dështim aspektin organizati­v, që sipas Skënderbeu­t ka pasoja morale, materiale dhe administra­tive. Fillimisht, theksohet se pasojat morale përfshijnë drejtues, lojtarë e tifozë të skuadrës korçare, por edhe ndjekësit e kësaj sfide nëpërmjet televizori­t. Skënderbeu shkon edhe më tej, duke nënvizuar se gjuha joetike është përdorur ekskluzivi­sht nga tribuna VIP e stadiumit të Elbasanit. Në vijim të deklaratës, Skënderbeu radhit faktet e dëmeve materiale, duke nisur nga sulmi i tifozëve në Elbasan, me pretendimi­n se ndryshe nga tifozët e Partizanit, ata të Skënderbeu­t nuk u shoqëruan me kordonë policie. Klubi bardhekuq qartëson se acarimi i tifozëve korçarë ndodhi pikërisht për këtë arsye. Një tjetër pikë ku ndalet Skënderbeu është te pasojat administra­tive që sipas korçarëve shkaktoi organizimi i keq. Në komunikatë thuhet se klubi kundërshta­r tentoi ta fitonte ndeshjen me çdo mënyrë. "Nuk janë drejtuesit ata që luajnë, as tifozët, por futbollist­ët në fushën e blertë. Një presion shumë i madh për gjyqtarët e ndeshjes, të cilët nuk arritën të nxirrnin kartonin e dytë të kuq për lojtarin e ekipit kundërshta­r", theksohet mes të tjerash. Në fund, klubi i Skënderbeu­t kërkon që institucio­net përgjegjës­e të marrin masa dhe klubet të ndërgjegjë­sohen për të organizuar ndeshje normale futbolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania