Gazeta Shqiptare

Aksidentoh­et autobusi i Bylisit, shtyhet ndeshja me Lushnjën

-

Autobusi

i skuadrës së Bylisit është aksidentua­r ditën e sotme në aksin Ballsh- Patos, teksa po udhëtonte drejt qytetit të Lushnjës për të transportu­ar ekipin ballshiot për takimin e vlefshëm për Kategorinë e Parë. Autobusi ka goditur nga mbrapa një mjet tip "Benz". Për fat të mirë, përplasja nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. Disa futbollist­ë të Bylisit janë dëmtuar me shembje në kraharor dhe janë tronditur nga aksidenti. Ndërkohë, FSHF- ja ka njoftuar se ndeshja e futbollit mes Lushnjës dhe Bylisit, e programuar për t'u luajtur ditën e sotme në orën 14: 00, është shtyrë. "Ndeshja Lushnja- Bylis, e planifikua­r për t'u zhvilluar sot në orën 14: 00, për shkak të një aksidenti automobili­stik me autobusin e KF Bylis, do të shtyhet për ditën e nesërme, më datë 1, ora 14: 00".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania