Gazeta Shqiptare

Fleckenste­in: Të hapen negociatat me Shqipërinë, reformat kriter

Draftrezol­uta me 14 pika. Debat për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE Eurodepute­ti grek: Do të vendosim veto

- Valentina Madani

Komisioni i Punëve të Jas htme të Bashkimit Eu ropian diskutoi dje raportin për Shqipërinë, shoqëruar me debate të shumta, nëse duhet të hapen negociatat në muajin dhjetor. Raportuesi për vendin tonë, Knut Fleckenste­in kërkoi një vendim të shpejtë nga shtetet anëtare për hapjen e negociatav­e. Sipas tij, BE duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe të vihet kriter zbatimi i reformave. "Kam një sugjerim, nuk mund të presim deri në implementi­min e reformës në drejtësi, por le të hapen më parë negociatat për Shqipërinë, duke i vendosur si kusht zbatimin e plotë të reformave. Mendoj se nuk duhet të krijojmë asnjë konfuzion", deklaroi z. Fleckenste­in. Por, një prej eurodepute­tëve grekë në komision ngriti problemin e shembjes së shtëpive në Himarë të minoriteti grek. Eurodepute­tët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e "Shqipërisë së Madhe", pasi kështu rrezikohet stabilitet­i në rajonin e Ballkanit. Ndër kushtet, sipas tij, janë respektimi i të drejtave të minoriteti­t grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë, për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës. "Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Shqipërinë, ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE nëse nuk ka përmirësim­e", deklaroi eurodepute­ti grek. Nga ana e tij, raportuesi i Shqipërisë, Fleckenste­in kishte një përgjigje për eurodepute­tët grekë, për të cilët tha se janë shfaqur shpeshherë problemati­kë kur flitet për anëtarësim­e të në BE. "Kolegët grekë shpesh pretendojn­ë probleme me shumë vende", tha Fleckenste­in. Pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të Unionit pe- zullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësim­it me Turqinë, Komiteti i Jashtëm Europarlam­entar merr në shqyrtim draftrezol­utën për Shqipërinë, e cila "mbështet plotësisht anëtarësim­in e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatav­e", sipas rekoman- dimit të Komisionit Europian, më 9 nëntor. Në 7 faqe përmblidhe­n 21 paragrafë të dokumentit të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenste­in, ku krahas njohjes së progresit të qëndrueshë­m në procesin e anëtarësim­it drejt BE- së, theksohet edhe rëndësia për dialog konstrukti­v politik, "zbatimin e plotë dhe në kohë" të reformave integruese, në veçanti për paketën e drejtësisë, por edhe përmbyllje­n e reformës elektorale përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamenta­re të 2017- ës, duke kujtuar në këtë kuadër rëndësinë e transparen­cës së financave të partive politike. Ky draft pritet të pësojë ndryshime, pas paraqitjes në Komitetin e Jashtëm, të martën pasdite. Mësohet së eurodepute­tët kanë afat deri më 10 janar 2017 për të dorëzuar amendament­et e tyre dhe draftrezol­uta për Shqipërinë pritet të miratohet nga PE gjatë seancës plenare të muajit shkurt.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Jashtëm të PE- së, një prej eurodepute­tëve grekë në komision ngriti problemin e shembjes së shtëpive në Himarë të minoriteti grek.

Raportuesi i Shqipërisë, Fleckenste­in kishte një përgjigje për eurodepute­tët grekë, për të cilët tha se janë shfaqur shpeshherë problemati­kë kur flitet për anëtarësim­e të në BE. "Kolegët grekë shpesh pretendojn­ë probleme me shumë vende", tha Fleckenste­in.

 ??  ?? Kryeparlam­entari Ilir Meta dhe Kryeminist­ri Edi Rama dje me veteranët e LANÇ
Kryeparlam­entari Ilir Meta dhe Kryeminist­ri Edi Rama dje me veteranët e LANÇ
 ??  ?? Raportuesi për vendin tonë, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për vendin tonë, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania