Gazeta Shqiptare

Ruçi: Qeveria ka potencial për ta integruar vendin

Kreu i grupit të PS: Historike vizita e Ramës në Gjermani

-

Kryetari

i Grupit të Par tisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e cilësoi dje historike vizitën e kryeminist­rit Rama në Gjermani dhe takimin me Kancelaren Angela Merkel. Sipas Ruçit, "qeveria është vlerësuar nga partnerët gjermanë si një nga qeveritë me potenciali­n më të madh për të bërë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian". Nga Fieri, kreu u grupit parlamenta­r të PS, Gramoz Ruçi kërkoi që politika të mos ndajë shqiptarët. "Një ditë duhet ta kujtonim të gjithë shqiptarët të bashkuar, pikërisht kjo ditë i ndan shqiptarët për arsye të partive të caktuara që duan të zhbëjnë 29 nëntorin si Ditë të Çlirimit", deklaroi dje kreu i grupit të deputetëve socialistë. Ceremonitë përkujtimo­re u kryen dje në të gjitha qytetet e vendit. Kështu, gjatë ceremonisë përkujtimo­re në Elbasan, Taulant Balla tha se 29 Nëntori është e vetmja ditë për të nderuar të rënët. "Mendoj që pas 25 vitesh PD- së duhet t'i kenë “Një ditë që duhet ta kujtonim të gjithë shqiptarët të bashkuar, pikërisht kjo ditë i ndan shqiptarët për arsye të partive të caktuara që duan të zhbëjnë 29 Nëntorin si Ditë të Çlirimit”, deklaroi dje kreu i grupit të deputetëve socialistë, ndërsa ishte në Fier për të përkujtuar të rënët. ardhur mendtë që Çlirimi është me datë 29 Nëntor". Nga Lushnja, ministrja Eglantina Gjermeni tha: "Më pak varfëri, më shumë të drejta, më shumë mirëqenie, të gjithë të japim kontribut për këtë, për ëndrrën e të parëve tanë". Homazhe për të rënët për çlirimin e vendit janë bërë edhe në Berat, Gjirokastë­r, Vlorë apo në rrethe të tjera të vendit. Në Lezhë, veteranët nderuan me grushtin komunist, ndërsa e cilësuan të pafalshme mungesën e bashkisë. Deli Bishaj, kryetar i Komitetit të Veteranëve tha: "Ata zyrtarë deputetë që ne i kemi votuar dhe nuk vijnë në ngjarjen më të nderuar, ata nuk dinë se kë duhet të përkujtojn­ë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania