Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Pa Metën, reformat të pamundura

29 Nëntori, kryeminist­ri e kryetari i Kuvendit nderojnë të rënët: “Jemi skuadër kompakte” Meta: Integrimi në BE, plotësim i idealit të LANÇ

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Kuven dit, Ilir Meta nderuan dje të rënët për çlirimin e Shqipërisë në Varrezat e Dëshmorëve të atdheut. Më pas, ata ishin pjesë e një ceremonie të organizuar me rastin e 29 Nëntorit me veteranë të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe familjarët e dëshmorëve. Në këtë ceremoni, kryetari i Kuvendit mbajti edhe një fjalë përshëndet­ëse, ku shprehu vlerësimin për kontributi­n e dhënë nga veteranët dhe dëshmorët në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, duke theksuar se ky nëntor e gjen vendin më afër ëndrrës së tyre për një Shqipëri të çliruar dhe evropiane. “Është kënaqësi që të ritakohemi këtë 29 Nëntor dhe akoma më kënaqësi të vëmë re se në një vit vendi është edhe më i integruar në Evropën e Bashkuar, në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashis­te të popujve, të cilët luftuan për lirinë e vendit të tyre, por edhe për lirinë e mbarë Evropës. Ndaj jemi sot për të nderuar edhe një herë kujtimin e të gjithë atyre që sakrifikua­n gjithçka, që dhanë jetën e tyre, që dhanë rininë e tyre për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratik­e dhe për një Shqipëri evropiane”, - theksoi Meta. Në vijim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit e vuri theksin tek procesi integrues i vendit në Bashkimin Evropian, ku shprehu bindjen se anëtarësim­i i vendit në BE plotëson edhe idealin e veteranëve dhe dëshmorëve të atdheut. “Rekomandim­i pozitiv i Komisionit Evropian, pas një vlerësimi pozitiv për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatav­e sa më parë të jetë i mundur për anëtarësim, është një tregues i këtij progresi dhe unë jam i bindur se duke vazhduar me këtë rrugë, ne e plotësojmë edhe më tej idealin e tyre për Shqipërinë që ëndërruam. Ndaj, i përjetshëm kujtimi i heronjve dhe i dëshmorëve të atdheut, jetë të gjatë veteranëve tanë të dashur”, - tha Meta në fjalën e tij.

KREU I QEVERISË

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë fjalës tregoi për takimin me Kancelaren gjermane, e cila e kishte uruar për festën kombëtare të Shqipërisë. Ai tha se, “ishte gjithashtu një motivim shumë i veçantë që në një ditë aq të shënuar për ne, të merrja drejtpërdr­ejtë përgë- zimet e saj publike për progresin e bërë në vitet e fundit si dhe të rikonstato­ja mbështetje­n e palëkundur të Gjermanisë mike për Shqipërinë. Për fjalën e fundit lidhur me rekomandim­in pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, do të duhet të presim mesin e dhjetorit. Po sot mund t’ju them se jam i sigurt që Gjermania do të jetë plotësisht në krahun tonë”, theksoi Rama. “Pa asnjë ekuivok, Angela Merkel u shpreh dje publik- “Unë dua t’u bëj sot në këtë 29 Nëntor, thirrje të gjithë anëtarëve të thjeshtë dhe votuesve të Partisë Demokratik­e, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime të mos duan të qeverisen nga ne, që të ushtrojnë presion mbi lidershipi­n dhe ata deputetë të opozitës, që janë pjesë e zgjedhjes për ta ngritur atë mur, që ta heqin murin që i kanë vënë Shqipërisë përpara, duke bllokuar plotësimin e kushtit të vetëm për hapjen e negociatav­e, zbatimin e ligjit të vetingut”.

isht për progresin e këtyre viteve duke thënë: Ne sot mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësish­t gjatë këtyre viteve të fundit dhe se janë bërë reforma shumë të rëndësishm­e. Këto reforma, - vazhdoi ajo - duhet të vazhdojnë dhe KE që ndjek zhvillimet e vazhdueshm­e me Shqipërinë e ka pranuar gjithashtu këtë progres në raport-

ZYRA PERMBARIMI­T GJYQESOR KORCE

Partia Komuniste ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve veçmas nga autoritete­t e larta të vendit. Ata nuk janë lejuar nga protokolli i shtetit për të zhvilluar homazhe me të majtën. Fillimisht simbolet e Partisë Komuniste, të Luftës Antifashis­te Nacional Çlirimtare dhe portreti i Enver Hoxhës u ekspozuan jashtë rrethimit të Varrezave të Dëshmorëve, më pas ata u lejuan të kryejnë homazhet. Ata mbanin në duar portretin e Enver Hoxhës. in e fundit”, nënvizoi kryeminist­ri Rama. Ai gjeti rastin të falënderoj­ë aleatin e PS- së, kreun e LSI- së, Ilir Meta. “Duke e njohur tani më mirë Kancelaren dhe tonin e saj gjithnjë të përmbajtur, më lejoni që përgëzimet e përzemërta që ajo më adresoi shprehimis­ht për këta hapa përpara, t’i ndaj me të gjithë ju. Me Ilir Metën, bashkëkrye­tarin e koalicioni­t në radhë të parë, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qenë të pamundura, por edhe me partnerin tjetër në koalicion po ashtu, roli i të cilit ka qenë kyç, në momente kyçe të procesit legjislati­v, sidomos për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Administra­tive Territoria­le. Me anëtarët e qeverisë së koalicioni­t, që në këta 3 vite e pak kanë punuar si një skuadër kompakte, pa asnjë dallim partiak dhe me grupe parlamenta­re, që e kanë mbështetur dhe e kanë përmirësua­r çdo projekt të rëndësishë­m të qeverisë sonë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama. Ai tha se do donte ta ndante këtë edhe me opozitën, por e ka të pamundur, pasi nuk mund të bëjë sikur nuk sheh “atë që Partia Demokratik­e ka bërë dhe po bën pa pushim, për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë në sytë dhe në veshët e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombët­arë, duke u përpjekur në mënyrë këmbëngulë­se ta pengojë, ta bllokojë vendin tonë në rrugën e negociatav­e”.

Kjo është e papranuesh­me, sepse nuk është kundër nesh, por është kundër Shqipërisë, është kundër të ardhmes së çdo komuniteti, familjeje, njeriut të zakonshëm të këtij vendi. Ja pse kur vjen puna tek ky ligj që garanton spastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, Shqipëria duhet të jetë një, e bashkuar. Shqiptarët duhet të bëhen bashkë, socialistë dhe demokratë, gegë, toskë dhe çamë, këtu në Shqipëri apo kudo ku jetojmë pa dallim feje, krahine e ideje. Loja ‘ macja me miun’, që bën Partia Demokratik­e dhe mediat, portalet e kanalet e saj të kontaminim­it publik për gjoja kushtëzime të procesit, është thjesht pjesë e lojës së vjetër të asaj partie për të çoroditur publikun shqiptar me gënjeshtra e manipulime të pafundme të së vërtetës e të fakteve”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeparlam­entari Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama dje në Varrezat e Dëshmorëve
Kryeparlam­entari Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama dje në Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania