Gazeta Shqiptare

Pafajësi për viktimat e komunizmit, Braho: “Presidenti nuk ka bërë propozim zyrtar”

Kreu i Komisionit të Sigurisë: “Bëhet me vendim gjykate”

-

Deputeti

i LSI, Spartak Braho, i është përgjigjur kërkesës së presidenti­t Bujar Nishani që parlamenti të iniciojë një ligj për shpallur të pafajshme viktimat e komunizmit. Deputeti Braho tha se kreu i shtetit nuk ka bërë ndonjë propozim zyrtar, ndërsa shtoi se nëse ka dëshirë, mund t’i drejtohet gjykatës duke lënë të nënkuptohe­t se LSI, por edhe PS nuk do të kalojnë në parlament një ligj të ri për shpalljen të pafajshme të viktimave të komunizmit. Këtë deklaratë, deputeti i LSI- së e bëri gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorave me lule në qytetin e Shkodrës te varrezat e dëshmorëve, ku mori pjesë në festën e Ditës së Çlirimit. “Pres- identi Bujar Nishani nuk ka bërë ndonjë propozim zyrtar për të shpallur të pafajshme viktimat e komunizmit. Ka bërë një dekorim për disa të ashtuquajt­ura viktima të luftës, kryesisht ishin kontingjen­t i Ballit Kombëtar. Viktimat e luftës kushdo qofshin, edhe ato të komunizmit shpallen vetëm me

PRESIDENTI

Më 9 nëntor, në ceremoninë e dekorimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, tha: “Propozoj që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshë­m të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë”.

vendim gjykate dhe është gjykata ajo që vendos. Gjykata të jep pafajësinë, ky është qëndrimi im”, theksoi Braho. Ai tha se viktimat e komunizmit mund të shpallen të pafajshme me ligjet aktuale, pa pasur nevojë për një ligj të ri. Braho bëri edhe ironikun duke thënë se për këtë, presidenti mund t’u drejtohet gjykatave. “Ekzistojnë ligjet. Le të marrë iniciativë presidenti, t’i drejtohet gjykatës dhe është gjykata ajo që vendos për pafajësinë e njërit apo tjetrit. Nuk bëhet fjalë për viktimat e luftës,

për viktimat e periudhës së komunizmit dhe kjo bëhet me vendim gjykate. Presidenti po të dojë, t’i drejtohet gjykatës”. Para pak ditësh presidenti Nishani i propozoi parlamenti­t që të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar sipas tij, procesin e vonuar dhe të domosdoshë­m të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë për viktimat e komunizmit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania