Gazeta Shqiptare

Klajda Gjosha: Zgjedhjet janë kriter, jo kusht për negociatat

Ministrja e Integrimit: Takimi njëorësh me Merkel, na dha mbështetje “Gati të negociojmë për konsensus me opozitën”

- Darina Tanushi

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dek laroi dje, se sa më shpejt të nisë zbatimi i ligjit të vetingut, aq më shpejt mund të nisin negociatat për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. Një ditë pas takimit me kancelaren Angela Merkel, ministrja e Integrimit, Gjosha falënderoi kancelaren për mbështetje­n që u ka dhënë shqiptarëv­e në këtë proces historik të integrimit. “Vlerësimi i saj për reformat ishte vërtet pozitiv. Pozitiv ishte edhe qëndrimi për të pasur një proces të qëndrueshë­m, pa surpriza përmes implementi­mit të procesit të vetingut”, - u shpreh Gjosha. “Nuk mundem natyrisht, të jap detaje nga bashkëbise­dimi prej afro një ore pas konferencë­s së shtypit, mes kryeminist­rit Rama dhe kancelares Merkel, ku kam qenë e pranishme së bashku me kolegun Bushati. Por, mund t’ju siguroj se kemi mundur të konstatojm­ë edhe njëherë mbështetje­n e qartë të kancelares, në këtë proces sa historik, aq edhe delikat për shqiptarët”, - tha Gjosha. “Gjithçka tanimë varet nga ecuria e ligjit të vetingut. Sa më shpejt të zhbllokohe­t ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij, aq më parë Shqipëria mund të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim”, - tha ministrja Gjosha. Ministrja e Integrimit u shpreh optimiste se në dhjetor zhvillimet do të jenë pozitive. “Dje kemi bërë një hap, ndoshta më të rëndësishë­m drejt vendimit të mesit të dhjetorit, ku do të njihemi me qëndrimin final të vendeve anëtare, lidhur me rekomandim­in pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e”, - tha ministrja Gjosha. “Po kështu, pozitiv ishte fakti i të qenit në një mendje, për të pasur një proces të qëndrueshë­m, të parashikue­shëm, pra pa surpriza, duke u fokusuar te fillimi i zbatimit të ligjit të vetingut dhe 5 prioritete­t, për t’i mundësuar kështu Komisionit një raport të ndërmjetëm në funksion të vendim- it nga vendet anëtare, për datën e hapjes së negociatav­e”, - shtoi ministrja e Integrimit. Sipas saj, “natyrisht, ky është një proces i brishtë, për vetë faktin se gjykimi i çdo vendi anëtar varet edhe nga koniunktur­a e politikës së brendshme në secilin prej vendeve, por nga ana tjetër, pesha e Gjermanisë në këtë proces, dihet që nuk është e vogël. Ndaj ne kemi një optimizëm të arsyeshëm që gjërat do të zhvillohen pozitivish­t”. “Si ministre e Integrimit, do doja edhe njëherë të sjell në vëmendjen e opinionit publik, se procesi i integrimit u përket të gjithë shqiptarëv­e. Do doja gjithashtu t’u bëja thirrje klasës politike dhe gjithë institucio­neve, të tregojnë maturinë, gatishmëri­në maksimale dhe angazhimin më të devotshëm për të bërë çfarë është e mundur që të përshpejto­het ky proces”, - tha Gjosha. Ajo shtoi se, “integrimi i Shqipërisë është një rrugë pa kthim pas, qëndron mbi axhendat partiake, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i pasur sa më të lehta sfidat që na presin”. Ministrja u pyet nga gazetarët se a do të jetë e gatshme mazhoranca të pranojë një vendim hipotetik të Gjykatës Kushtetues­e në mënyrë që të ketë sërish një ligj konsensual. “Nuk mund të paragjykoj­më asnjë vendim që mund të vijë nga Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetues­e. Të shohim më parë vendimin dhe pastaj jemi të gatshëm të shohim për një zgjidhje”, - u shpreh Gjosha për këtë.

ZGJEDHJET

E pyetur po ashtu se a janë zgjedhjet një kusht për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, Gjosha u shpreh se zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re janë kriter, jo kusht për çeljen e negociatav­e. “Zgjedhjet janë një kusht që çdo vend duhet të plotësojë. Ato janë shumë të rëndësishm­e, ndaj duhet që reforma zgjedhore të përfundojë sa më shpejt, me konstrukti­vitet dhe dialog, që të jetë në funksion të të gjithë shqiptarëv­e”, - u shpreh ministrja Gjosha. Të hënën, kancelarja gjermane e përmendi çështjen e zgjedhjeve gjatë konferencë­s së përbashkët që ajo pati me kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama. “Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete, dhe këtu bëjnë pjesë zbatimi i qëndrueshë­m i reformës së drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Këta janë hapa të përhershëm që duhen kryer. Duke pasur parasysh edhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt edhe me OSBE- në”, - tha Merkel, në daljen e përbashkët me kryeminist­rin shqiptar Rama. “Nuk mundem natyrisht, të jap detaje nga bashkëbise­dimi prej afro një ore pas konferencë­s së shtypit, mes kryeminist­rit Rama dhe kancelares Merkel, ku kam qenë e pranishme së bashku me kolegun Bushati. Por, mund t’ju siguroj se kemi mundur të konstatojm­ë edhe njëherë mbështetje­n e qartë të kancelares, në këtë proces sa historik, aq edhe delikat për shqiptarët”, - tha Gjosha. Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të ankimojnë në Kushtetues­e ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, që hyri në fuqi më datë 22 nëntor 2016. Përfaqësue­s të Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, thanë për “News24” se ligji në fjalë bie ndesh me Kushtetutë­n, e për rrjedhojë duhet shfuqizuar.

“Ato janë shumë të rëndësishm­e, ndaj duhet që reforma zgjedhore të përfundojë sa më shpejt, me konstrukti­vitet dhe dialog, që të jetë në funksion të të gjithë shqiptarëv­e.”

 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
 ??  ?? Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania